Kurti në Tokio pritet nga kryetari i Kuvendit të Japonisë

27.09.2022 11:55

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti....

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes profilit të tij në Facebook ka njoftuar se gjatë vizitës në Japoni ka zhvilluar takim me Kryetarin e Kuvendit të Japonisë, Hiroyuki Hosoda.

“I prezantuam të arriturat e Kosovës, e falënderuam për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë dhe shprehëm interesimin për investime japoneze në Kosovë. Me Japoninë ndajmë pikëpamje të njëjta sa i përket rrethanave gjeopolitike në botë dhe vlerave demokratike e humane, andaj duhet ta shtojmë bashkëpunimin”, shkruan, ndër të tjera, kryeministri Kurti.

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në Japoni për një vizitë dyditore, për të marrë pjesë në ceremoninë lamtumirëse dhe funeralin shtetëror për ish-kryeministrin japonez, Shinzo Abe.