MPJ dënon gjuhën e urrejtjes pas ndeshjes së djeshme në Shkup

27.09.2022 12:19

Ministria e Punëve të Jashtme....

Ministria e Punëve të Jashtme dënon fishkëllimat dhe thirrjet kundër bullgarëve në ndeshjen e djeshme ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

“Ministria e Punëve të Jashtme dënon gjuhën e urrejtjes, e cila mund të vërehej gjatë ndeshjes së futbollit ndërmjet përfaqësueseve të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Ngjarjet sportive përfaqësojnë janë parimi më i lartë i trajtimit të drejtë, respektit të ndërsjellë dhe konkurrencës në frymën e sportit. Abuzimi i këtyre ngjarjeve për të përhapur urrejtje dhe intolerance, është e kundërta thelbësore e idesë së tyre në bazë. Në të ardhmen, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria do të vazhdojnë të punojnë aktivisht në përmirësimin e marrëdhënieve të ndërsjella, si vende aleate në NATO, partnerë të ardhshëm në Bashkimin Europian dhe mbi të gjitha fqinjë të mirë”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.