Babai monster nga Shkupi, rreh për vdekje foshnjën 3 muajshe

27.09.2022 11:40

Prokuroria e Shkupit....

Prokuroria e Shkupit ka ngritur  procedurë hetimore kundër një  44 vjeçari nga Shkupi, që ka rrahur për vdekje fëmijën e tij vetëm tre muasjh.

Natën mes 25 dhe 26 shtator, i dyshuari ka qenë në shtëpi me katër fëmijët e tij, mes të cilëve dhe djali tre muajsh.

Ai  ka filluar ta godasë foshnjen në trup dhe në kokë, duke i ka shkaktuar lëndime të rënda në zgavrën e kafkës . si pasojë e goditjeve,  foshnja ka ndërruar jetë.

Përshkak dyshimeve se i dyshuari mund të ikë, atij i është shqiptuar masa e paraburgimit.