Maqedoni

Bruksel, skriningu - kapitulli 23, Mariçiq: Reformat gjyqësore, përshpejtojnë integrimin

27.09.2022 15:05

Përfundoi skriningu shpjegues me BE-në për klasterin “Themelet”, ku përshihet kapitulli 23 - fusha e gjyqësorit.....

Përfundoi skriningu shpjegues me BE-në për klasterin “Themelet”, ku përshihet kapitulli 23 - fusha e gjyqësorit. Zëvendëskryeministri për eurointegrime, njëherit edhe kryenegociatori politik për skriningun, Bojan Mariçiq, ka thënë se procesi i reformave nuk do të thotë vetëm instalim i legjislacionit të ri, por edhe ndryshim i mentalitetit dhe mënyrës së qeverisjes. Sundimi i ligjit dhe pavarësia e institucioneve, sipas Mariçiqit, janë pjesa kryesore dhe më e rëndësishme e procesit aderues në Bashkimin Evropian.
 
“Reformat në sistemin gjyqësor në RMV dhe sundimi i së drejtës  janë çështje kyçe  në  procesin aderues  në Bashkimin Evropian. Kemi vullnet politik dhe përkushtim për zgjidhjen e mangësive në jurisprudencë, në fushat kryesore siç janë: gjykatat, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, liria e mediave dhe poashtu do të vazhdojmë me realizimin e obligimeve për një sistem gjyqësor evropian.”,- deklaroi zëvendëskryeministri, Bojan Mariçiq.
 
Siç njofotjnë nga sekretariati për çështje evropiane, kryenegociatori Mariçiq përpara anëtarëve të KE-së ka thënë se viteve të fundit vendi ynë ka shënuar progres, veçanërisht në aspektin e sundimit të ligjit dhe kthimit të demokracisë, duke ndërtuar institucione që punojnë nën parimin e llogaridhënies, transparencës dhe gjithpërfshirjes. Mariçiq poashtu ka siguruar Brukselin se po zbatohet strategjia e reformës në sektorin e drejtësisë 2017-2022 dhe se po përgatitet një e re, ndërkaq sipas tij edhe  digjitalizimi i gjyqësorit është duke u zhvilluar dhe disa shërbime digjitale janë të disponueshme për qytetarët. Skriningul bilateral për këtë kapitull  do të mbahet në fund të nëntorit dhe dhjetorit, ndërkaq tërë procesi i ekzaminimit të legjislacionit, sipas pritshmërive dhe koordinimeve kalendarike, duhet të përfundojë  në nëntor të vitit 2023.

NERMIN MULAKI FEJZULLAHU