Botë
Kovaçevski: Infrastruktura - një nga prioritetet e qeverisë
27.09.2022 15:41
Me mbi 70 milionë euro, Qeveria synon të sigurojë infrastrukturë më të mirë rrugore dhe të rehabilitojë rrugët kryesore dhe rrugët lokale në të 80 komunat...

Me mbi 70 milionë euro, Qeveria synon të sigurojë infrastrukturë më të mirë rrugore dhe të rehabilitojë rrugët kryesore dhe rrugët lokale në të 80 komunat në të gjithë vendin dhe Qytetin e Shkupit. Kryeministri Kovaçevski tha se një nga prioritetet strategjike të Qeverisë është zhvillimi i infrastrukturës funksionale, të sigurt dhe të qëndrueshme.
"Ky është projekti më i madh dhe më domethënës për komunat, ku infrastruktura në nivel vendor përmirësohet me asistencë të drejtpërdrejtë. Projekti është zbatuar që nga viti 2020 dhe deri më tani ka mbuluar mbi 90 rrugë në 44 komuna. Sipas planit, rreth 450 kilometra rrugë dhe rrugë lokale në të 80 komunat janë planifikuar për rindërtim deri në vitin 2024.",- deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
Spasvski: MPB ka prioritet sigurinë rrugore
Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, theksoi rëndësinë për MPB-në të menaxhimit cilësor të sigurisë rrugore dhe përmirësimit të kapaciteteve për menaxhimin e sigurisë rrugore në nivel të komunave.
"Ky projekt me të drejtë meriton trajtimin e një projekti kapital, i cili do të përmirësojë shumë kapacitetet e trafikut dhe transportit si në drejtim të zhvillimit lokal e të balancuar rajonal, ashtu edhe në përgjithësi, në interes të qytetarëve dhe ekonomisë së shtetit. Është një projekt me interes të gjerë publik, i cili mbulon të gjitha pushtetet tona lokale, natyrisht sipas projeksioneve të përpunuara tashmë me ekspertizë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.”,- theksoi Oliver Spasovski nga MPB.
Projekti për lidhje me rrugët lokale në komuna, pra për rehabilitimin e rrugëve lokale financohet me mjete të Bankës Botërore.
BELINDA KOKA ADEMI
