Tenis

Nadal dhe Sharapove me vështërsi në raundin tjetër

21.01.2015 16:56

Britaniku Andy Murray edhe njëherë ka treguar se nuk ka probleme ndaj garuesve australianë në tenis, duke shënuar fitoren e radhës ndaj Marinko Matosevicit...

 Me fitore në tre sete me radhë dhe atë bindshëm, Murray kaloi në raundin e tretë të Australian Open, duke e përfunduar ndeshjen në 102 minuta. 
 
Zvicerani 33 vjeç, Roger Federer, pësoi goditje të papritur nga italiani Simone Bolelli, kur ky i fundit ia morri në mënyrë komode setin e parë, 3-6. Federer u desht të djersitet koxha ndaj 29 vjeçarit sot, për të arritur fitore në setin e dytë, derisa e treta edhe e katërta erdhën shumë më lehtë për maestron.
 
Rafaell Nadal u mundua mjaft për tu plasuar në xhiron e dytë në Australia Open.
 
Numri dy në botë në tenisin femror, Maria Sharapova, ka vuajtur në ndeshjen e sotme ndaj bashkëkombases Alexandra Panova, por në fund, ka siguruar kualifikimin.
 
Sharapova u desht që të mbrojë dy Matç Pointa të Panovas për të kthyer takimin në të mirë të saj në fund dhe për ta eliminuar vajzën e renditur në pozitën e 150-të në botë.
 
Rusja tjetër Ekaterina Makarova poashtu I vazhdon garat në rrethin e tretë. Bartësija e 10 mundi italianen Roberta Vinçi me 6:2, 6:4 për 74 minuta lojë, ku pengesa e radhës e sajë do të jetë Karolina Plishkova  nga Cekia.
 
Kanadezja Juzhni Bushar është ranguar në xhiron tjetër të kampionatit të hapur Austarila Open pasiqë ariti të deklasojë holandezen Kiki Berets me 2-0 në sete 6:0, 6:3.  
 
Finalistja nga Uimbëlldoni, dominoi gjatë gjith lojës duke përfunduar takimin me 20 vinera kundruall 7 oponentes së sajë. Kanadezja tani do të përballet me Karolin Garsija nga Franca e cila eliminoi Shtefan Vogel nga Zvicra.