Maqedoni

Institucionet shëndetësore nuk do të kenë mungesë të energjisë elektrike

27.09.2022 15:56

Instutucionet shëndetësore nuk do të përballen me mungesë të energjisë elektrike apo të ngrohjes....

Instutucionet shëndetësore nuk do të përballen me mungesë të energjisë elektrike apo të ngrohjes. Kështu vlerëson numri një i dikasterit të shëndetësisë, Bekim Sali, sipas të cilit, është lëshuar letër informuese deri te institucionet shëndetësore që të kujdesen për kursimin e energjisë elektrike.                                                                                                               
 
“Kemi dhënë sugjerime se ku mund të kursehet dhe ka pjesë të spitaleve ku ne nuk mundemi të kursejmë dhe aty duhet të sigurojmë kontinuitet në funksionimin e spitaleve. Institucionet shëndetësore gjatë krizës me energji elektrike të ngrohjes, nuk do të hasin në asnjë pengesë  për funksionimin normal.”,- theksoi ministri i shëndetësisë, Bekim Sali. 
 
Dokiç: Për Klinikën Interne jemi të thelluar në borxh të përbashkët
 
Por, drejtori i Klinikës së Pulmologjisë pret nga Fondi i Shëndetësisë ndihmë sepse llogaritë e rrymës janë të përbashkëta për Klinikën Interne e cila është në borxhe.                                                                                         
“Në ndihmë duhet të na dalin të gjitha institucionet sepse bëhet fjalë për jetët  e pacientëve. Klinika është në borxhe, faturat për rrymë janë për të gjithë Klinikën Interne, kështu që nuk e dimë shumën e saktë për klinikën tonë.”,- u shpreh drejtori i Klinikës së Pulmologjisë, Dejan Dokiç.     
                                                                           
Pacientët duhet të presin shumë edhe për të caktuar një termin në institutin e radiologjisë. I pyetur për këto vonesa, ministri Sali doli me përgjigje se këto paisje janë tërhequr për shkak se nuk kanë qenë funksionale dhe se në bashkëpunim me bankën botërore 12 institucione do të marrin paisje të reja.                                                                                    
 
“Dymbëdhjetë institucione do të marrin paisje të reja si mamograf, komjuter, tomograf, rentegen digjital  janë paisje që në dhjetë vjeçarin e ardhshëm do të funksionojnë në mëynrë perfekte,  duke ditur se afati real është pesë deri në shtatë vjet , varësisht prej paisjes dhe deri në fund të dhjetorit apo janarit do të mundemi ti instalojmë këto paisje.”,- u shpreh ministri i shëndetësisë, Bekim Sali. 
                                                                                 
Këto komente u dhanë gjatë promovimit të koncentratorëve të oksigjenit të donuara nga “Islamic Relief” nga SHBA, me vlerë prej 96 mij euro për trajtimin e pacientëve me fibrozë cistike. 
 
FLUTURA LATIFI