Maqedoni

Kriza energjetike, qeveria kërkon vazhdimin e gjendjes së krizës

27.09.2022 16:13

Qeveria kërkon vazhdimin e afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës në furnizimin me energji për ngrohje...

Qeveria kërkon vazhdimin e afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës në furnizimin me energji për ngrohje, në rajonin e Shkupit deri në fund të muajit prill. Akuzojnë autoritetet e Qytetit të Shkupit për paaftësi për të ofruan këtë shërbim publik, në kompetencë të Qyetit por edhe Kompanisë “BEG”. Konsiderojnë se gjendja e krizës i mundëson qeverisë që ta sigurojë këtë shërbim për banorët dhe kompanitë në rajonin e Shkupit.
 
“Porosia është se gjendja e krizës na mundëson mekanizëm për të siguruan energji për ngrohje në ditën e parë që do të jetë e nevojshme. Ne konsiderojmë se 15 tetori është dita kur do të duhet të fillojë dërgesa e energjisë për ngrohje.”,- tha zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi.
 
Opozita me akuza për pushtetin. Konsiderojnë se Qeveria është vonuar në sigurimin e energjensëve, të cilët po shtrenjtohen vazhdimisht.
 
“Jemi vetëm katër ditë larg nga fillimi i sezonit të ngrohjes, qoftë edhe nga 15 tetori, dhe ne nuk kemi siguruar sasi gazi, as nuk e dimë se nga do ta marrim, nuk e dimë se me çfarë çmimi dhe as që e dimë se çfarë do të bëjmë më tej.”,- theksoi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanoski.
 
Akuzave të deputetëve të VMRO-DPMNE-së iu përgjigëjn deputetë e LSDM-së. Sipas tyre fajtor për situatën eshtë Kompania BEG, e themeluar nga qeveria e VMRO-DPMNE-së, e cila nuk ka kryes funksionin bazë për ka bërë larje parash.
 
“Flasim për kompaninë BEG e cila u themelua për të pompuar paratë e qytetarëve në llogari private jashtë shteti, për shembull në Qipro.”,- u shpreh Marija Georgievska nga LSDM.
 
Pas shqyrtimit në Komisionet përkatëse, vendimi për vazhdimin e afatit për gjendjen e krizës me energji për ngrohje sëbashku me vendimin për vazhdimin e gjendjes së krizës në nivel republike për furnizimin me energji elektrike do të vihen në seancë plenare për votim.
 
SHPËTIM NUREDINI