Maqedoni

Bytiqi: Brenda 8 vitesh nga RMV migruan 700 miq qytetarë

27.09.2022 16:28

Çdo i katërti qytetar është larguar nga Maqedonia gjatë periudhës 2011-2019....

Çdo i katërti qytetar është larguar nga Maqedonia gjatë periudhës 2011-2019. Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, thekson se politikat e gabuara ekonomike janë shkaku kryesor që 700 mijë qytetarë kanë lënë vendin. Shifër tjetër brengosëse, sipas Bytyqit, është ajo se 93.4 për qind e të papunëve në vend janë kuadër i paaftë për tregun e punës.
 
“Nga viti 2011 deri në vitin 2019 janë larguar rreth 700 mijë qytetarë apo mesatarisht çdo i 4 qytetarë. Nëse shikoni shifrat nga Agjencia për Punësim rreth 93.4 për qind nga të papunët janë të paaftë që do të thotë se aftësitë e tyre nuk përkojnë me kërkesat e tregut. Politikat e gabuara për 30 vite nuk kanë dhënë rezultat. Për t’u shqetësuar është dhe fakti se ata që migrojnë tani për dallim nga ata që kanë migruar para disa viteve janë kuadër me arsimim të lartë.”,- tha zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.
 
Arsyet përse të rinjtë lëshojnë vendin janë të shumta, por më të theksuara janë mosbesimi në institucione dhe stadardi jetësor. 
 
“Mosbesimi në sistem është krijuar për gati 30 vite nëse i shihni 5 arsyet e largimit janë mosbesimi në institucione dhe jostabiliteti politik dhe tjerat kanë të bëjnë me standardin jetësor, njerëzit ikin nga sistemi shëndetësor për ardhmërinë e fëmijëve të tyre. Ne jemi këtu për të dhënë ide se si edhe ata që kanë ikur të mund t’i kyçim në tregun punës në vendin tonë.”,- u shpreh zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.
 
Atë që e kemi patjetër ta bëjmë është të mos iu shmangemi problemeve tona por të fokusohemi dhe të flasim hapur që të rinjtë t’i kyçim në proceset dialoguese, ka thënë Bytyqi. Nga mungesa e fuqisë punëtorë tani më kompanitë vendore kanë importuar numër të lartë të punëtorëve nga vende të huaja në sektorin e ndërtimtarisë dhe të IT-së.  
 
GAZMEND REXHEPI