Maqedoni
Kovaçevski dhe Bekteshi: Zgjidhja për krizën energjetike - prodhimi vendor
27.09.2022 16:42
Është vënë në funksion kaldaja e parë e Termocentralit “TEC Negotinë” dhe e njëjta veç më ka filluar të prodhojë energji elektrike...

Është vënë në funksion kaldaja e parë e Termocentralit “TEC Negotinë” dhe e njëjta veç më ka filluar të prodhojë energji elektrike për nevojat e vendit, paralamëron kryeministri Dimitar Kovaçevski. Për kryeminsitrin Kovaçevski dhe ministrin e ekonomisë, Kreshnik Bekteshin, nuk ka dyshime se zgjidhja më e mirë e krizës energjetike është rritja e prodhimit vendor të energjisë. Por, pavarësisht kësaj përfaqësuesit e egzekutivit angazhohen të sigurojnë furnizim të sigurt dhe më të volitshëm të energjisë elektrike edhe nga jashtë.
“Në mëngjes është vënë në funksionon kaldaja e parë e Termocentralit “TEC Negotinë” dhe i njëjti aktualisht prodhon 60 orë megavat energji elektrike, ndërsa deri në fund të ditës së hënë ajo do të arrijë deri më 85 orë megavat. Ekipe ekspertësh poashtu po punojnë edhe në lëshimin dhe përdorimin e kaldajës së dytë të TEC Negotivnës. Njëkohësisht ne jemi në bisedime e sipër me shumë vende, si për shembull me Sërbinë, Bullgarinë, Turqinë dhe Greqinë për furnizimin e mëtutjeshëm të energjisë elektrike.”,- tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
“Ne kemi dërguar kërkesë kompanisë turke “Botash” dhe disa kompani tjera në Turqi me qëllim të rritjes së bashkëpunimit në sektorin energjetik mes RMV-së dhe Turqinë. Unë si minister nuk kam të dhëna në bazë ditore, se deri ku kemi arrijë në këtë drejtim. Duhet të bisedohet me ESM-në pasi që ata i udhëheqin bisedimet me kompanitë turke. Kemi disa oferta, mirëpo duhet theksuar se për pjesën e gazit natyror, RMV nuk ka probleme me furnizimin e gazit natyror, por problem janë çmimet të cilët ofrohen në treg.”,- theksoi ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Bytiqi dhe Bekteshi: Shkupjanët nuk do të mbeten pa ngrohje qendrore
Në ndërkohë përfaqësuesitë e egzekutivit qetësojnë shkupjanet se këtë dimër nuk do të mbesin pa ngrohje qendrore. Zëvendeskryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi paralajmëron se janë në bisedime e sipër me dy kompani të cilët janë të interesuar të menaxhojnëngrohjen qendrore, ndërsa Bekteshi ripërësëris qendrimin se deri në përzgjedhjen e kompanisë se re, BEG është e detyruar të ngroh qytetarët e metropolës.
“ESM dhe ADORA po fillojnë bisedimet për menaxhimin e ngrohjes qendrore të cilët duhet të jenë në përputhje të kornizave ligjore. Çdo gjë që është e nevojshme do të bëhet. Andaj ne vazhdimisht themi se nghrohje qendrore për qytetarët do të ketë dhe mendojë se në këtë drejtim të gjithë në mënyrë të arsyeshme po sillen. Qytetarët duhet të jenë të qetë, sepse do të kenë nxemje.”,- u shpreh zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.
“Në kuadër të licencës të cilën BEG e kanë poseduar dhe prej momentit të shfuqizimit të kësaj licence aty në mënyrë decide theksohet se cilat janë detyrimet shërbimi publik në interes të qytetarëve duhet të kryhet deri sa nuk përzgjedhet kompania tjetër, dhe ky është obligim i BEG-ut.”,- tha ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Kompania e re e cila do të marrë “timonin” e ngrohjes qendrore paraprakisht do të duhet të dëshmojë garanci se ka arritur të sigurojë sasi të mjaftueshme të mazutit ose gazit natyror. Sipas Bytyqit, ADORA dhe ESM janë duke e përmbyllur këtë procedur pozitivisht.
REXHEP QAMILI
