Maqedoni
Sindikata e Ndërtimtarisë: SHA “Beton” katër muaj pa pagë, propozim për falimentim
27.09.2022 17:00
Sindikata për Ndërtimtari, Industri dhe projektim njofton se dje ka dorëzuar në Gjykatën Themelore Civile në Shkup...

Sindikata për Ndërtimtari, Industri dhe projektim njofton se dje ka dorëzuar në Gjykatën Themelore Civile në Shkup propozim për hapjen e procedurës së falimentimit, pasi ka shfrytëzuar të gjithë mekanizmat ligjorë në një periudhë nëntëmujore për të marrë pagat e prapambetura dhe kompania të vazhdojë punën. Punëtorët e SHA “Beton” tani më katër muaj nuk kanë marrë paga, ndërsa llogaria bankare e ndërmarjes është e bllokuar për më shumë së 45 ditë.
“Sindikata e Ndërtimtarisë dhe punëtorët kanë denoncuar vazhdimisht në Inspektoratin Shtetëror të Punës për funksionimin e paligjshëm të punëdhënësit, por përveç detyrimeve ligjore për të paguar pagat, nuk e kanë bërë një gjë të tillë dhe punonjësit nuk e kanë marrë pagë tani më për katër muaj. Besojmë se do të arrijmë t'i mbledhim këto të drejta të garantuara me ligj, të paktën përmes gjykatës.”,- tha kryetari i Sindikatës së Ndërtimitarisë, Ivan Peshevski.
Ai po ashtu ka thënë se vetëm menaxhmenti i ri i kompanisë “Beton”-Shkup e ka fajin që ky gjigant në vedn se të festojë 75 vjetorin e ekzistencës në dhjetor, do të kalojë në duart e kreditorëve dhe të falimentimit.
Dimovski: SHA “Ekonomia e Ujërave” katër muaj pa paga
Gjithashtu edhe nga SH “Ekonomia e Ujërave” që është në pronësi shtetërorë ka katër muaj që nuk është paguar dhe për këtë Sindikata e Maqedonisë sot do të ketë takim me drejtorin dhe mund të kërkohet hapja e falimentimit për kompaninë.
“Sindikata e Sindikatave të Maqedonisë së bashku me sindikatat e bujqësisë ku veprojmë në SHA “Ekonomia e Ujërave”, e cila është në pronësi shtetërore, do të kërkojnë që të fillohet procedura para falimentimit për shkak se të punësuarit nuk i kanë marrë pagat tanimë për katër muaj. Sot do të kemi një takim me drejtorin e Ekonomis së Ujërave dhe do t'ia paraqesim qartë këto fakte dhe mbi çfarë baze do ta paraqesim procedurën para falimentimit nëse nuk paguhen tri paga të prapambetura dhe e katërta, e cila është aktuale dhe po punohet në shtator.”,- deklaroi kryetari i LSM-së, Darko Dimovski.
Nga LSM shtojnë se duke marrë parasysh strukturën e të punësuarve, shumica e tyre do t’u paguhet dëmi nga Agjencia për Punësim në rast të papunësisë, pra deri në pension.
SEDAT SELIMI
