Botë
Ukrainë, sot përfunduan të ashtuquajturat referendume
27.09.2022 17:42
Në katër rajonet ukrainase, pjesërisht të okupuara nga Moska, për pesë ditë me radhë po mbahen votimet për referendumet...

Në katër rajonet ukrainase, pjesërisht të okupuara nga Moska, për pesë ditë me radhë po mbahen votimet për referendumet që po cilësohen si të rreme nga Ukraina, Perëndimi dhe Kombet e Bashkuara, sepse ato janë joligjore sipas ligjit ndërkombëtar. Votimet në rajonet e Luhanskut, Donjeckut, Hersonit dhe Zaporizhjës po mbahen në kohën kur po zhvillohet konflikti më i madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Është raportuar se rezultatet preliminare të të ashtuquajturave referendume do të publikohen mbrëmjen e 27 shtatorit apo në ditët në vijim. Më pas, ligjvënësit rusë do të votonin që zyrtarisht të aneksonin katër territoret, dhe në fund do të duhej nënshkrimi i presidentit rus, Vladimir Putin, që vendimi të miratohej. Njoftimi i Putin për të të mobilizuar deri në 300.000 rezervistë për në Ukrainë ka nxitur protesta në Rusi dhe ka shtyrë shumë rusë të largohen nga shteti nga frika se do të dislokohen në Ukrainë për të luftuar. Radhët janë kilometrike në kufi mes dy vendeve, pamjet me dronë tregojnë vargun e makinave deri në 10 kilometra.
“Është e qartë se Rusia nuk ka vullnetarë për regrutim.Të jesh në ndonjë qytet të Ukrainës dhe të frigohesh që do të bjerë një bombë është e tmershme.E tmerrshme është edhe këtu pë rata që po mundohen të bëjnë diçka lidhur me këtë vendim.”,- tha protestuesi, Mihaill Suetin.
Luftime të ashpërta në lindje të Ukrainës
Ndërkohë luftime të ashpra midis forcave ukrainase dhe ruse po zhvillohen në disa pjesë në lindje të Ukrainës dhe në rajonin verilindor të Kharkivit.Presidenti Volodymyr Zelensky, tha se rajoni lindor i Donjeckut vazhdon të jetë top-prioritet i Ukrainës, dhe i Rusisë, me luftimet që po zhvillohen në disa qytete, teksa trupat ruse po tentojnë të përparojnë në jug dhe perëndim.
“Ne po bëjmë gjithçka që të vëmë nën kontroll aktivitetin e armikut. Ky është qëllimi ynë kryesor tani, sepse Donbasi vazhdon të jetë qëllimi kryesor i pushtuesve. Nuk dyshoj se do të ketë përgjegjësi për të gjithë që e ngritën këtë luftë kriminele kundër Ukrainës.”,- theksoi presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
Zëvendësshefi i Këshillit Rus për Siguri, Medvedev, sërisht ka përmendur armët nukleare dhe sipas tij, Rusia ka të drejtë të përdor këto armë nëse është e nevojshme në situaa të caktuara.Sekretari Gjeneral i Kombeve të Bashkuara Guteresh, bëri thirrje për përfundimin e epokës së kërcënimeve nukleare.
FLORIJE BELULI KAMBERI
