Maqedoni

Hani: deklaratat me pak ndikim në realitet

21.01.2015 17:01

Vet MO-ja në parim nënkupton qasje të barabartë në të gjitha sferat, por realiteti është ndryshe...

Derisa ne nxitojmë pas përqindjes së përfshirjes në Administratën Shtetërore, dikush tjetër zmadhon përqindjen në qasjen e resurseve private dhe këtë situatë nuk mund ta ndryshojnë kërkesat zyrtare të shtetit shqiptar, por vetëm mund të ndihmojnë atë. 
 
Analisti politik, Albert Hani, duke folur mbi rëndësinë e kërkesës së kreut të Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta, për zbatimin e plotë të MO-së dhe ndarje proporcionale të buxhetit shtetëror, vlerësoi se shqiptarët duhet të formojnë një pakt i cili do të faktorizojë fuqinë e tyre në rajon. 
 
“MO-ja si e tillë është bërë klishe dhe është turp më të përmendet implementimi i saj, mirëpo si e tillë duhet të jetë thellë e rrënjosur në kulturën dhe traditat e të gjithë popujve që jetojnë në këtë vend të diverzifikuar, që nënkupton se si e tillë MO-ja të nënkuptohet jo vetëm si qasje në resurse, siç përmendi Z. Meta në parlament, por të nënkuptohet si një farë lloj barazie mes të gjithë qytetarëve që kanë të bëjnë me këtë shtet. Shqipëria dhe shqiptarët duhet të bëhen faktor i cili jep përkrahje të fuqishme për paqen dhe stabilitetin në rajon, por edhe si faktor i cili përkrahet mes veti dhe të mos lejojnë që të përbuzen të drejtat dhe liritë, si dhe mundësitë për qasje të resurseve shtetërore”- deklaroi analisti politik, Albert Hani.
 
Analisti politik, Albert Hani, është pesimist se kërkesa e Metës mund të ndikojë në nivel të lartë, meqë kryesisht flitet për një realitet që na tregon fakte të ndryshme nga ajo që deklarohet nga politikanët.
 
Faktet tregojnë se investimet më të mëdha dhe ekonomia më tepër zhvillohet në Maqedoninë Lindore sesa në atë Perëndimore, shprehet Hani. 
 
SANIJE KASAMI