Maqedoni
LSM: Padi ndaj qeverisë për mosrritjen e pagave
27.09.2022 18:18
Lidhja e Sindikatave që nga një shtatori e ka paditur qeverinë për shkak të mosrritjes së pagave në sektorin publik...

Lidhja e Sindikatave që nga një shtatori e ka paditur qeverinë për shkak të mosrritjes së pagave në sektorin publik pas rritjes së pagës minimale. Sindikata ka bërë ankesë në Gjykatën Civile dhe janë në pritje të seancës së pare gjyqësore.
“Lidhja e Sindimakatave të Maqedonisë në muajin e kaluar ka nënshkruar marrëveshje kolektive pikërisht mbi bazën e zgjidhjes ligjore nga rroga minimale ku thuhet se me rritjen e rrogës minimale duhet të harmonizohen edhe rrogat tjera. Këtë e kemi bërë me ndërmarrjet komunale me një pjesë të komunave, por për fat nuk arritëm me institucionet që janë nën ombrellën e qeverisë. Ne si Lidhje e Sindikatave kemi parashtruar ankesë deri te Gjykata Civile ku kemi kërkuar të ngrihet procedurë kundër qeverisë për shkak të mosrespektimit të Ligjit për harmonizimin e pagave për të gjithë të punësuarit në sektorin publik, atje ku shteti është punëdhënës.”,- deklaroi Darko Dimovski nga LSM.
Nga Lidhja e Sindikatave njëherit theksojnë se për herë të fundit kanë biseduar me zëvendëskryeministrin dhe minstren e Punës dhe Politikës Sociale pas një maji, për rritje të pagave prej 2806 denarë.
Nga muaji gusht u ndërpre dialogu social dhe u tha se duhet të përgaditet një metodologji, thonë nga Lidhja e Sindikatave duke shtuar se metodologjia është qartë e definuar në Ligjin për pagën minimale, ndërsa metodologji e re nuk po përgatitet.
Bytiqi: Rritja lineare e rrogave nuk është zgjidhje
Ndërkohë, zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytiqi, thotë se rritja lineare e rrogave nuk është zgjidhje. Ne duam të përcaktojmë një metodologji për rritjen e pagave në sektorin publik që do të bazohet në produktivitetin dhe efikasitetin, siç kërkojmë në sektorin privat dhe sigurisht me një ligj të ri për pagat në sektorin publik, tha zëvendëskryeministri për çështjet ekonomike, Fatmir Bityqi. Ai paralajmëroi vazhdimin e dialogut social me Lidhjen e Sindikatave.
“Edhe Ligji për pagat edhe metodologjia për rritjen e pagave janë në procedurë në ministri. Në mënyrë shtesë në përgatitjet e buxhetit fillojmë t’i shohim mundësitë reale deri në cilin nivel mund të shkojmë me metodologjinë për rrogat. Duhet të ulemi me Lidhjen e Sindikatave të flasim për zgjidhje të qëndrueshme.”,- theksoi zëvendëskryeministri, Fatmir Bytiqi.
Sipas Bytiqit, procesi i dialogut për harmonizimin e pagave është ndërprerë me vendimin e Lidhjes së Sindikatave për grevë.
GYLTENE SINANI
