Maqedoni

Trençeska: Çerdhet do të kenë ngrohje

27.09.2022 18:36

Çerdhet nuk do të kenë problem me ngrohjen, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska...

Çerdhet nuk do të kenë problem me ngrohjen, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska. Ajo sqaroi se kopshtet nuk janë me rrymë industriale dhe nuk kanë fatura të mëdha, ndërsa disa prej tyre janë me efikasitet energjetik dhe kursejnë energji elektrike. 
 
“Krahas bllok dotacioneve për rrogat, transferojmë mjete edhe për shpenzime materiale. Megjithatë, kopshtet i kanë mjetet e tyre, si pagesa e prindërve për vendosjen e fëmijëve në kopshte, kështu që përgjegjësi për pagesën e taksave komunale, përfshirë edhe faturat për energji elektrike, janë obligim i themeluesit të kopshtit, e ajo është komuna.”,- tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.
 
Sipas minsitres Trençevska, prindërit që i dërgojnë fëmijët në çerdhe e as komunat nuk duhet të shqetësohen për mungesën e ngrohjes në çerdhe, pasi, siç thotë ajo, qeveria po e menaxhon krizën energjetike dhe ngrohjen.  
 
VLORA LATIFI TOPOJANI