Botë

Rama: Turizmi 17% e ekonomisë shqiptare

27.09.2022 18:55

Me gjithë abuzimet me çmimet që sollën në disa zona braktisjen e bregdetit shqiptar...

Me gjithë abuzimet me çmimet që sollën në disa zona braktisjen e bregdetit shqiptar, turizmi kontribuoi me 17% në ekonominë e shqiptare, një rritje e ndjeshme, sipas kryeministrit Rama, në krahasim me vitet e tjera.
 
Frytet e këtij zhvillimi për ekonominë, Rama i sheh në investimet e bëra në infrastrukturën rrugore, portuale dhe aeroportuale, por nuk kurseu kritikat për Vlorën.
 
Pavarësisht sfidave, Ministria e Turizmit i ka të qarta masat për sezonin e ardhshëm turistik.
 
“Stacionet e plazheve dhe stacionet për mjetet lundruese do të hyjnë në funksion brenda vjeshtës. Nga data 1-30 dhjetor do të jenë të hapura aplikimet për certifikimin e aktivitetin për ofrimin e mjeteve lundruese, po ashtu është koha për të aplikuar edhe për stacionet.”,- tha ministrja e turizmit, Mirela Kumba.
 
“S’ka më leje për fshatra turistikë që nuk kanë komponentin e argëtimit të fëmijëve, do të bëjmë çmos që argëtimi i fëmijëve nëpër hotele. Do të ketë një njësi speciale për hartimin e kalendarit me aktivitetet kulturore e artistike, e historike për sezonin e ardhshëm.”,- theksoi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
 
Vitin e ardhshëm Qeveria shqiptare planifikon të zgjerojë nga 20 në 30% hapësirën e plazheve publike.
 
LULJETA NDOKA