Minsitria e Arsimit jep pëlqimin, Abetarja Unike edhe për nxënësit shqiptar në RMV

28.09.2022 12:12

Ministria e Arsimit në Maqedoninë e Veriut....

Ministria e Arsimit në Maqedoninë e Veriut ka dhënë pëlqim që nxënësit shqiptarë të mësojnë nga abetarja unike me të cilën do të mësojnë edhe bashkëmoshatarët e tyre në Shqipëri dhe Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur minsitri i arsimit Jeton Shaqiri me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Kënaqësi e veçantë sot të ndaj me ju informatën për dhënjen e pëlqimit për përdorimin e Abetarës për nxënësit në klasën e parë në mësim në gjuhë shqipe në vitin shkollor 2022-2023. Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka dhënë pëlqim për përdorimin e materialit të përpiluar nga autorët Mimoza Gjokutaj, Saranda Kumnova, Naser Zabeli dhe Tereza Babasuli, i cili është dedikuar për nxënësit e klasës së parë të regjistruar në shkollat ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe”, shkruan Shaqiri.

Ai njëherit ka theksuar se si institucion përgjegjës që u përgjigjet nevojave në kohën e duhur për realizimin e pa ndërprerë dhe me cilësi të lartë të procesit arsimor, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të mbështesë edhe në të ardhmen çdo iniciativë për përdorimin e materialeve didaktike që janë me interes për nxënësit dhe ndihmojnë në arritjen e qëllimeve të përcaktuara me plan-programet mësimore.