Nuredini: Edhe në kohë krize, të kujdesemi për ambientin

28.09.2022 13:32

Edhe në rrethana të krizës globale energjetike po bëhen përpjekje për të siguruar energji...

Edhe në rrethana të krizës globale energjetike po bëhen përpjekje për të siguruar energji sipas standardeve ekologjike, thotë ministri i ambientit, Neser Nuredini. Ai thotë se në qeveri zhvillohen vazhdimisht debate se si të sigurojmë energji, me thëngjill me gaz, ose diçka tjetër.
 
“Ne si Ministri e Ambientit Jetësor, kërkojmë që ato produkte apo lëndëfosile që ne i importojmë dhe përdorim të jenë me oksigjen, sipas standardeve ligjore. Ne sëbashku me Ministrinë e Ekonomisë kërkojmë nga Inspektoriati të konfirmojnë se standardi i thëngjillit është ashtu siç është e lejuar me ligj, por edhe mazuti dhe lëndët tjera.”,- tha ministri i ambientit jetësor, Naser Nuredini.
 
Dimri do të jetë i vështirë por nëse të gjithë përpiqemi të jemi efikas do të mund të ia dalim, thotë ministri Nuredini, sipas të cilit edhe në këto rrethana do të anagzhohen për ambient të pastërt. 
 
“Nuk do të thotë se për shkak të krizës ne si minsitri e ambientit nuk do të punojmë. Do të vazhdojmë të investojmë. Kemi investime të mëdha në stacionet matëse. Të gjitha stacionet matëse janë në funksion, të mbështetura edhe nga buxheti shtetërorë edhe nga donacioni suedez dhe do të vazhdojmë të punojmë për ambient të pastërt dhe të shëdnetshëm për qytetarët tanë.”,- u shpreh ministri i ambientit jetësor, Naser Nuredini.
 
Këto komente Nuredini i bëri në përmbyllje të projektit “Përballja me ndotjen e ajrit në Shkup” të realizur në Lagjen “Lisiçe” të komunës së Aerodromit, me qëllim të ngritjes së vetëdijes kolektive. Projekti është mbështetur nga Ambasada suedeze në Shkup. 

GYLTENE SINANI