Maqedoni
Ushtarët profesionistë, VMRO-DPMNE: Po rekrutohen nga dega e LSM-së në Haraçinë
28.09.2022 14:14
Kanë vazhduar akuzat e VMRO-DPMNE-së ndaj kryeministrit Kovaçevski, për siçcilëson opozita...

Kanë vazhduar akuzat e VMRO-DPMNE-së ndaj kryeministrit Kovaçevski, për siç cilëson opozita, skandalin e bërë publik në Facebook, ku dega e LSDM-së në Haraçinë, njoftoi se të gjithë ata që janë paraqitur në shpalljen publike për ushtarë profesionistë në ARM, duhet të lajmërohen tek kryetari i kësaj dege. Për VMRO-DPMNE-në, ky skandalpasqyron partizimin e tërësishëm të ARM-së.
“Ky është turp për armatën e vendit, ky është edhe një fakt se LSDM i partizon institucionet, nga pastruesja deri tek pozita e ministrit. Gojën e kanë plot standarde të NATO-s, ndërsa shpalljet për ushtarë profesionistë u kalojnë përmes filtrave të degës së kësaj partie në Haraçinë. Ky është turp. Mendojmë se ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, dhe dezertori Kovaçevski të dalin dhe publikisht të tregojnë se në bazë të cilave standardeve të NATO-s rekrutojnë ushtarë profesionistë në ARM përmes shtabit partiak në Haraçinë. Ky është një turp edhe për ARM-në edhe për NATO-n dhe për këtë dikush duhet të mbajë përgjegjësi.”,- thaDragan Kovaçki nga VMRO-DPMNE.
LSDM distancohet nga njoftimi në FB, Taleski: Zbatojmë standardet e NATO-s
Nga LSDM i hedhin poshtë si të pabaza këto akuza të VMRO-DPMNE-së dhe distancohen nga publikimi në faqen e facebookut të degës së kësaj partie në Haraçinë.
“Ne absolutisht distancohemi nga ajo e cila është shfaqur mbrëmë në rrjetin social Facebook. Ajo që mund ta themi si vend anëtar i NATO-s dhe për të cilën ju sigurojmë, është se të gjitha shpalljet të cilat janë realizuar deri më tani nga ana e Ministrisë së Mbrojtes, kanë qenë të realizuara përmes zbatimit të standardeve të NATO-s. Akuzat se po partizojmë institucionet nuk mbajnë, sepse të gjitha shpalljet përmbajnë kushte të cilat duhet t’i plotësojmë në bazë të standardeve të NATO-së, ku aty ka edhe specifikacione qartë të definuara për cdo kandidat.”,- u shpreh Mile Taleski nga LSDM.
Edhe Ministria e Mbrojtjeska deklaruar tashmë se përzgjedhjapër konkursin për pranimin e ushtarëve profesionistë kryhet në përputhje me normat dhe standardet profesionale.
FITIM KRYEZIU
