Maqedoni

Ndryshimet kushtetuese, “E majta” dorëzon në KShZ nismën për referendum

28.09.2022 14:36

Në KSHZ, partia e Dimitar Apasievit dorëzoinismën për mbledhjen e 100 nënshkrimeve fillestare për organizimin e referendumit...

Në KSHZ, partia e Dimitar Apasievit dorëzoinismën për mbledhjen e 100 nënshkrimeve fillestare për organizimin e referendumit kundër propozimit francez, i cili ka marrë mbështetjen e shumicës së deputetëve. Pyetja do të jetë: “A jeni për vazhdimin e negociatave me BE-në me pranimin e konkluzioneve parlamentare të 16 korrikut të vitit 2022?”, kurse referendumi do të jetë i karakterit të detyrueshëm plotësues, njoftoi kreu i kësaj partie opozitare, Apasiev. 
 
“Presim të mos kemi probleme sepse iniciativa është e shkruar saktë juridikisht në përputhje me nenin 24 të ligjit për Referendum. Presim që nënshkrimet e nevojshme minimale të mblidhen deri në fund të javës. I ftojmë dhe qytetarët të marrin pjesë sepse propozuam që nënshkrimet të mblidhen në 30 komuna.”,- thakryetari i Partisë “E Majta”, Dimitar Apasiev.
 
Apasiev: Xhaferi të mos luajë rolin e gjykatësit kushtetues
 
“E Majta” nuk pret që Xhaferi ta vlerësojë nismën si jokushtetuese por nëse kjo ndodh, ata thonë se plotësisht do ta bllokojnë Kuvendin. Ata vlerësojnë gjithsesi se kryeparlamentari nuk do të guxojë ta bëjë këtë.
 
“Presim që javën e ardhshme ta lëshojmë në procedurë parlamentare ku do të jetë nëpër filtrat e Kuvendit, kurse Xhaferi të mos luaj rolin e gjykatësit kushtetues.”,- theksoi kryetari i Partisë “E Majta”, Dimitar Apasiev.
 
Apasiev pret mbështetje nga të gjitha partitë opozitare.
 
NAIM RAMADANI