Maqedoni
ITSHKSH shpallë konkurs për studime të magjistraturës
21.01.2015 17:33
Instituti për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore Shqiptare shpallë konkurs për regjistrimin e 90 studentëve në studimet e magjistraturës...

Instituti për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore Shqiptare shpallë konkurs për regjistrimin e 90 studentëve në studimet e magjistraturës në tre drejtime studimore, si: Gjuhë Shqipe, Letërsi Shqiptare dhe Histori me Marrëdhënie Ndërkombëtare.
Ky është një hap përpara në konsolidimin e mirëfilltë të ITSHKSH-së në Shkup dhe një hapje e mundësive të reja për thellimin e studimeve albanologjike në trojet shqiptare të Maqedonisë, thonë nga ky institut.
“Në këto tre drejtime me këtë konkurs do të pranohen nga 30 studentë, pra 90 studentë. Ne mendojmë se për këto tre drejtime studimore ka qenë e nevojshme që të hapen këto drejtime për shkak se kemi nevojë për kuadro të rinj, studiues të rinj qoftë për nevojat e institutit, por edhe në përgjithësi për mbulimin e shkencës së albanologjisë”- deklaroi bashkëpunëtori shkencor në ITSHKSH, Sevdail Demiri.
Të interesuarit mund të dorëzojnë dokumentet e tyre më së voni deri më 15.02.2015 dhe pagesa është 2 mijë euro.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
