Maqedoni
Kriza energjitike, Mickoski: Kemi ide për energji më të lirë
28.09.2022 15:46
Ndërmarrjet komunale, shkollat dhe spitalet duhet të kthehen në tregun e rregulluar dhe të paguajnë rrymë më të lirë...

Ndërmarrjet komunale, shkollat dhe spitalet duhet të kthehen në tregun e rregulluar dhe të paguajnë rrymë më të lirë, sugjeroi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, pas takimit me Lidhjen e Odave Ekonomike. Kemi çmime indikative, oferta indikative dhe do t'u ofrojmë autoriteteve të gjitha kontaktet tona për blerjen e resurseve më të lira për ta shpëtuar shtetin nga kriza energjetike, tha ai.
“Ndërmarrjet komunale do të rrisin çmimin e shërbimeve për qytetarët të paktën dy deri në tre herë, në shkolla fëmijët do të duhet të ndjekin mësimet online, ndërsa ne duhet të lehtësojmë funksionimin e institucioneve publike sinergji rrymë të shtrenjtë… Maqedonia vetë ka kapacitet të prodhojë të gjitha sasitë e nevojshme për energji me çmim që do të jetë dy herë më i ulët se sa që qytetarët dhe kompanitë paguajnë tani.”,- tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Angelovski: Jemi në krizë, të punojmë ta tejkalojmë pa dhimbje
Kryetari i LSM-së-së, Trajan Angelovski, tha se çdo ofertë për çmim më të lirë të energjisë elektrike që kompanitë paguajnë janë të pranueshme për ta.
“Ky është problem shtetëror dhe propozimet nuk duhet të shihen nëse vijnë nga pushteti apo opozita, por të shohim se si të dalim sa më pa dhimbje nga kjo krizë. Kompanitë tashmë kanë pësuar tronditje të mëdha, sepse edhe gjatë verës janë përballur me çmime të larta të energjisë elektrike. Një numër i madh i kompanive janë të interesuara të investojnë në energji të ripërtritshme. E një nga hapat janë lejetpër ndërtim dhe iu bëjmë thirrje kryetarëve tëkomunave që lejeve të ndërtimit t’iu shkurtohet afati kohor dhe sa më shpejt të mundet të investohet në këtë aspekt.”,- thakryetari i LSM-së, Trajan Angelovski.
VMRO-DPMNE deri në fund të kësaj jave ose në fillim të javës së ardhshme do t'i dorëzojë Kuvendit amendamentet e Ligjit për Energjinë.
VLORA LATIFI TOPOJANI
