Maqedoni

Kriza energjetike, Prenxhov: Kërkojnë gjendje krize me dy nene

28.09.2022 15:55

Deputetët e opozitës, anëtarë të trupave punues të Kuvendit, kërkojnë analiza dhe sqarime nga ana e Qeverisë...

Deputetët e opozitës, anëtarë të trupave punues të Kuvendit, kërkojnë analiza dhe sqarime nga ana e Qeverisë për të përkrahë propozim vendimin për vazhdimin e gjendjes së krizës energjetike në vend dhe atë të ngrohjes në kryeqytet. Sipas deputetëve tëopozitës, Qeveria duhet të sqarojë se sa mund t’i kushtojnë këto kriza vendit dhe nëse vendi ka buxhet për të siguruar energji me çmimet që janë në bursë.
 
“Thelbi i debatit është amaterizmi, paaftësia dhe arogance e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Mund të shihni se kërkojnë gjendje krize me dy nene, të cilat tregojnë se kur duhet të fillojë dhe kur duhet të mbarojë. Ndërkaq, në arsyetimin se pse duhet të ketë gjendje krize ka vetëm dy rrjeshta ku thuhet se ka nevojë pasi energensat do të jenë të shtrenjtë.”,- deklaroideputeti i GROM-it, Ljupço Prenxhov.
 
Sipas opozitës, qasja e këtillë e Qeverisë ndaj deputetëve dhe Kuvendit është e papranueshme. Kërkojnë sqarim se ku do të harxhohen paratë e qytetarëve. Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri po shqyrton propozim vendimin për vazhdimin e afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës në furnizimin me energji për ngrohje, në rajonin e Shkupit deri në fund të muajit prill. Paraprakisht shqyrtoi pr/vendimin për vazhdimin e gjendjes së krizës në nivel republike për furnizimin me energji elektrike.  
 
SHPËTIM NUREDINI