Maqedoni

Ngrohja termike nga 15 tetori, Andonov: Gaz nga Serbia në këmbim të energjisë elektrike

28.09.2022 16:03

Amvisëritë në qytetin e Shkupit do të kenë ngrohje nga 15 tetori, siguron këshilltari për energjetikë në kabinetin e kryeministrit....

Amvisëritë në qytetin e Shkupit do të kenë ngrohje nga 15 tetori, siguron këshilltari për energjetikë në kabinetin e kryeministrit, Viktor Andonov. Sipas tij, tani qeveria është në bisedime me Serbinë për të blerë gaz natyror, në këmbim të shitjes së energjisë elektrike. Nëse nuk arrihet marrëveshja, Andonov thotë se do të shfrytëzojnë për ngrohje mazutin në vend të gazit natyror dhe për këtë lëndë është biseduar me Greqinë.
 
“Nuk ka marrëveshje por bisedohet për blerjen e sasive të gazit natyror, për punën e elektranës së kombinuar të gazitt TE-TO SHKUP, me qëllim që të sigurojmë çmim më të volitshëm për industrinë, duke pas parasysh se njëri prodhim nga kjo elektranëështë energji elektrike  dhe  do t’i jepet ekonomisë,  dhe e dyta është energji termale që do t’ju ofrohet qytetarve të Shkupit.”,- deklaroi këshilltari i kryeministrit për energjetikë, Viktor Andonov.
 
Andonov potencon se deri në fund tëprillit, ngrohtoret e Shkupit duhet të harxhojnë diku 250 milion metër kub gaz natyror. Qeveria është optimiste se nuk do të ketë krizë por nëse është nevoja do të vihen në dispozicon të gjitha resurset shtetërore, gjë që e siguron ligji për ballafaqim me kriza. Ai përkujtoi se ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka diskutuar në Turqi për sigurimin e sasive shtesë të energjisë elektrike dhe gazit natyror, në Greqi për furnizim të vazhdueshëm me linjit dhe naftë dhe në Bullgari për një çmim më të lirë të energjisë elektrike në bursa, për sasitë e nevojshme për industrinë.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU