Maqedoni

Asnjë gjurmë nga 22 vjeçari nga Kumanova, familjarët: Nuk kërkohet me shpejtësinë e duhur

28.09.2022 16:21

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e Erdon Ramadanit nga Kumanova i cili të martën ra në lumin Vardar pranë Zhelinës...

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e Erdon Ramadanit nga Kumanova i cili të martën ra në lumin Vardar pranë Zhelinës teksa kthehej nga ligjëratat. Familjarët e dëshpëruar ankohen se kërkimet nuk po hecin me shpejtësinë e duhur. Ata thonë se nga ora pesë e mëngjesit janë në vendngjarje dhe askush nuk është zhytur për ta kërkuar të riun.
 
“Unë kam qenë në gurbet në Austri, kam dëgjuar në telefon nga vëllai. Për kërkimin jemi të kënaqur zero, prej dje vëllezërit kërkojnë, djemtë e vëllezërve kanë ardhur nga gurbeti po asgjë. Jemi duke pritur zhytësit. Ka qenë vetë në veturë e ka pasur semestrim e fundit këtë vit në socilogji.”,- thababai i të aksidentuarit, Naser Ramadani.
 
“Ora 1 ende asnjë zhytës… ne e kërkojm kufomën,ta gjejmë njeriun dhe të shkojm në shtëpi, nuk rëndojmë asnjë po këtu askush nuk merr masa. Asnjë nuk kemi informata, vijnë fotografohen dhe ikin. Zhytje nuk ka këtu, ora 1 është.”,- u shpreh një person.
 
Ekipet e shpëtimit: Bëjmë maksimumin, uji vështirëson kërkimin
 
Por, nga njësiti zjarrfikës në Tetovë thonë se bashkë me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Vullnetarë, po bëjnë përpjekjet maksimale për gjetjen e 22 vjeçarit.
 
“Është dita e dytë që nga mëngjesi ekipet e NJTKZ ekipet për Mbrojte dhe Shpëtim dhe policia janë këtu. Bëjmë përpjekeje për ta gjetur eventualiasht trupin e viktimës i cili u aksidentua në lumin Vardar. Niveli i ujit është i njejtë me ditën e djeshme dha na vështërson edhe më shumë kërkimet, për gjetjen e turpit dhe bëhet fjalë vetëm për një person.”,- theksoi komandanti i NJTKZ-Tetovë, Avni Ahmeti.
 
Por, derisa ekipi ynë ishte në vendngjarje, pa zhytësit që nuk vepronin, por prisnin urdhëra për të vepruar. Ndërkohë edhe pse ende nuk ka asnjë informacione zyrtar për shkaqet eventuale të aksidentit të mesditës së djeshme të martës, një dëshmitar okular, jep një version të shkakut të aksidentit që sipas tij ka ardhur nga shpejtësia me të cilin drejtohej mjeti.
 
“Për të ndihmuar nuk mundeshim, pasi vetura hypi nga këtu nëpërmjet hekurave të urës dhe u rrëzua në lumë. Por, shpejtësia ka qenë e madhe, unë po mendoj se shpejtësi ka qenë një ndër shkaqet kryesore, pasi edhe vetë jam inxhinier i komunikacionit dhe me shpejtësi të vogël nuk mund të ecet 30-40 metra sa duket.”,- tha dëshmitar okular.
 
Revolta e familjarëve ishte e madhe. Ata kërkojnëgjetjen e birit të tyre ose të tregojnë se nëse nuk janë në gjendje ta gjejnë, t’u lejojnë që ata vetë të nisin kërkimin.

VISAR SADIKI