Maqedoni
Propozimi i së Majtës për referendum, Mickovski: Do ta komentoj pasi ta shqyrtoj
28.09.2022 16:37
Kryetari i VMRO–DPMNE–së, Hristijan Mickoski, do ta komentojë propozimin e partisë “E Majta”...

Kryetari i VMRO–DPMNE–së, Hristijan Mickoski, do ta komentojë propozimin e partisë “E Majta” për referendumin, pasi ta shqyrtojë të njëjtën. Mickovski pret që propozimi të vijë në kuvend dhe vetëm atëherë do të prononcohen nëse e mbështesin të njëjtën apo jo.
“Të vijë fillimisht në parlament dhe më pas do ta komentojmë.”,- tha kryetari i VMRO–DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
“Ballkani i Hapur”, Mickovski: Nuk e mbështesim pa sqarim serioz
Mbështetja e VMRO–DPMNE-së për “Ballkanin e Hapur”, sipas Mickovskit do të vijë pasi të njoftohet me qëllimet e kësaj iniciative, ndërkohë që ata akuzohen se në komisionin për politikë të jashtme në kuvend po bllokojnë ratifikimin e marrëveshjeve me Shqipërinë dhe Serbinë, fryt i treshes ballkanike.
“Inicijativa “Ballkani i Hapur” një kohë më të gjatë është prezent në opinion. Asnjëri nga pushteti, as Zoran Zaev e as Dimitar Kovaçevski nuk ftoi opozitën që ta informojë për atë se çfarë ndodh dhe cili është qëllimi i “Ballkanit të Hapur” dhe spe ndodh kjo inicijativ. Kur do të marrin informacion se cili është qëllimi i kësaj inicjative dhe çfar sjell, atëherë mund të ulemi dhe të bisedojmë më konkretisht për mbështetje ose refuzim.”,- theksoi kryetari i VMRO–DPMNE–së, Hristijan Mickovski.
Mickovski mohoi të komentojë zhvillimet e brendshme në BDI, duke shpresuar në një debat cilësor politik në dobi të avancimit të vendit.
MERAL ISMAILI
