Maqedoni

Gjykimi për "Softverët" e Rashkovskit, Trajçeva: Dëshmia e Zekirit vërtetoi aktakuzën

28.09.2022 17:00

Seanca gjyqësore për rastin "Softverët", ku i akuzuar është ish sekretari gjeneral i Qeverisë, Dragi Rashkovski...

Seanca gjyqësore për rastin "Softverët", ku i akuzuar është ish sekretari gjeneral i Qeverisë, Dragi Rashkovski, ka vazhduar me dëshminë e ish sekretarit tjetër të Qeverisë, Muhamed Zekiri, i dyshuar në vepër tjetër penale. Në pyetje të prokurores, Zekiri deklaroi se nuk ka qenë i njoftuar për softverin për përcaktimin e shpejtësisë deri sa prokuroria nuk ka hapur hetim për rastin dhe ka kërkuar informacione nga sekretariati gjeneral. Zekiri tha se nuk i ka parë as kabinat biometrike që kishte porositur Rashkovski për identifikim biometrik dhe se përshkak të madhësisë së tyre i është thënë se janë vendosur në tjetër vend. Prokurorja publike, Ivana Trajçeva, ka theksuar se me dëshminë e Muhamed Zekirit vërteton dhe më shumë aktakuzën e prokurorisë.
 
“Nuk mendoj, jam e sigurt në atë. Nëse i dëgjoni përgjigjet e dëshmitarit, ai ishte decid dhe tha që sekretariati gjeneral nuk mund të vërtetojë shpejtësinë mesatare të automjeteve në komunikacion dhe të shqiptojë dënime. Edhe sikur këtë mos ta thoshte dëshmitari ekziston Ligji për Siguri në Komunikacion dhe në rrugë ku saktësisht është e sqaruar se kush saktësisht mund t’i kryejë këto funksione dhe dëshmitari si sekretari i ardhshëm i Qeverisë do të dinte se softver dhe sistem i tillë janë siguruar dhe janë futur në funksion.”,- u shpreh prokurorja publike, Ivana Trajçeva.
 
Para Muhamed Zekirit, dëshmoi edhe drejtori i Drejtorisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Goran Trajkovski, i cili tha se e kanë paralajmëruar Rashkovskin, mbi përdorimin e softuerit për përpunimin e të dhënave biometrike. Seancën e kaluar gjyqësore, sipas ekspertizës së realizuar nga ana e inxhinierit të informatikës, softveri që ka prositur Rashkovski ka qenë jofunksional dhe nuk kanë arritur ta aktivizojnë.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI