Botë
Uragani Ian “sulmon” me 200 km/h, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Florida
28.09.2022 17:46
Pas katastrofës të shkaktuara në Kubë, uragani Ian ka përfshirë Floridën....

Pas katastrofës të shkaktuara në Kubë, uragani Ian ka përfshirë Floridën. Ianarriti kategorinë e tretë me erëra me shpejtësi prej 200 kilometrave në orë. Në Floridë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme dhe janë evakuuar mbi 2 milion njerëz. Tampa është qyteti i parë i goditur nga Uragani. Guvernatori i Floridas Ron DeSantis njoftoi se ka urdhëruar aktivizimin e 5.000 trupave të Gardës Kombëtare.
“Do të ketë vërshime katastrofale dhe erëra të rrezikshme për jetën në rajonin e bregut të gjirit dhe gjithsesi se rreziku më i madh do të jetë në rajonin jugo-lindor. Për momentin në shtetin e Floridës ka rreth 8 mijë objekte të cilat janë pa energji.”,- deklaroi guvernatori i Floridas, Ron Desantis.
Ian lë pas shkatërrim, dy të vdekur dhe errësirë totale në Kubë
Paraprakisht, si pasojë e uraganit IAN të paktën dy persona ndërruan jetë, kurse e gjthë Kuba mbeti pa energji elektrike. Sistemi energjetik u shemb i teri, pohuan zyrtarë vendas, sipas të cilëve njëri prej termocentraleve kryesore nuk ka qenë e mundur të kthehej në funksion. Meteorologët kanë paralajmëruar se disa rajone të Kubës mund të përballen me 30 centimetra shi për shkak të Uraganit Ian.
BELINDA KOKA ADEMI
