Maqedoni
Drejtorë të rinj në ndërmarrjet publike në Shkup, u jepet obligim të kursejnë e të merren me “jopunëtorët”
28.09.2022 17:58
Ndërmarrjet publike në Qytetin e Shkupit kanë tashmë ushtrues detyre të drejtorëve...

Ndërmarrjet publike në Qytetin e Shkupit kanë tashmë ushtrues detyre të drejtorëve, pasi disa prej tyre mbetën vakante kur drejtorët e emëruar nga VMRO-DPMNE dorëzuan dorëheqjet, pasi kryetarja e Shkupit, Danela Arsovska, shkarkoi drejtorin e ujësjellësit dhe sekretarin e përgjithshëm të Qytetit të Shkupit.
“Radmilla Pesheva është emëruar u. d. drejtore e Ndërmarjes Publike “Lajka”, Said Saidi, është emëruar për menaxhimin e Ndërmarrjes së Rrugëve, Zuhejr Rexhepi në ndërmarrjen për Parqedhe Gjelbërim, Krste Petrevski do të drejtojë me parkingjet në Shkup, në JP “Drisla” është emëruar Aleksandar Kuzinakov”,- thuhet në njoftimin e Qytetit të Shkupit.
Nga atje potencojnë se drejtorët e rinj duhet të zbatojnë reformat e nevojshme për të konsoliduar ndërmarrjet për t’u përballuar me krizën energjetike në gjashtë muajt e ardhshëm, por sidomos të mos lejojnë më që personat të cilët nuk shkojnë në punë ose nuk i kryejnë detyrat e tyre, të paguhen nga mjetet buxhetore.
