Maqedoni
Vazhdimi i gjendjes së krizës, opozita do e mbështesë, “në interes të qytetarëve”
28.09.2022 18:13
Më 30 shtator përfundon gjendja njëmujore e krizës e shpallur nga Qeveria....

Më 30 shtator përfundon gjendja njëmujore e krizës e shpallur nga Qeveria. Për ta zgjatur është e nevojshme që ajo të kalojë përmes Legjislativit. Opozita njoftoi se në interes të qytetarëve do të mbështesë vazhdimin e situatës së krizës. Nesër pas seancës së pyetjeve parlamentare ose më së voni të premten deputetët do të votojnë propozimin, i cili duhet të kalojë filtrat e Komisionit të Mbrojtjes dhe Komisionit Legjislativo-Ligjor.
Opozita megjithatë vazhdon të akuzojë se Qeveria do të abuzojë me këtë situatë për të shpërndarë tenderat në mënyrë private. Koalicioni qeveritar garanton se situata e krizës do të kontribuojë në përballimin më të lehtë të pasojave. Deputetët e opozitës këkrojnë një projeksion të plotë nga Qeveria për zhvillimet e mundshme këtë dimër në aspektin energjetik.
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili mori pjesë në seancë, sugjeroi që propozimet e tyre t'i dërgohen Qeverisë, e më pas organet kompetente t'i shqyrtojnë.
