Maqedoni
Kovaçevski: Krizën do ta kapërcejmë bashkarisht
28.09.2022 22:05
Kryeministri Kovacevski në një pres konferencë të jashtëzakonshme këtë mbrëmje...

Kryeministri Kovacevski në një pres konferencë të jashtëzakonshme këtë mbrëmje, ka njoftuar rreth vendimeve të Këshillit Ekonomik të Energjisë, të cilat kanë të bëjnë me një furnizim të besueshëm dhe të qëndrueshëm me energji në periudhën e ardhshme.
“Me 15 tetor fillon sezoni i ngrohjes. Do të ketë ngrohje për shkupjanët. Është marrë vendim për fillimin e procedurës për dhënien e licencës për prodhimin e energjisë termike nga tregu i rregulluar në përputhje me nenin 6 të ligjit për energjinë të EEM-së. Ftoj Qytetin e Shkupit, Komisionin Rregullativ për Energji dhe Komisionin për Mbrojtjen e Konkurrencës që sa më parë të japin mendim pozitiv, i cili do të krijojë kushte për funksionimin e plotë të ESM-së me termocentralet.
Janë siguruar burime financiare për energjinë e nevojshme për ngrohje termike. Për sa i përket energjisë elektrike. Familjet dhe konsumatorët e vegjël do të kenë një furnizim të besueshëm, të qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm me energji elektrike. Ne subvencionojmë 80% të faturës së energjisë elektrike për 650 mijë amvisëri dhe mbi 70 mijë kompani dhe persona të tjerë juridikë (deri në 2 milionë euro qarkullim vjetor) do të marrin energji elektrike të subvencionuar tre herë më të ulët se çmimi i aksioneve.
Gjithashtu, morëm vendim që shkollat fillore dhe të mesme në gjithë territorin e vendit të jenë në treg të rregulluar, pa marrë parasysh se përgjegjësinë për sigurimin e procesit arsimor e kanë vetë komunat.
Të gjitha objektet shëndetësore publike do të pajisen me energji elektrike përmes shitjeve të EEM me çmim më të favorshëm se çmimi në bursë. Ne thamë se së bashku do ta kalojmë këtë krizë, ashtu siç e kaluam krizën Covid.”, tha Kovacevski.
Edhe sonte u bërfi thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë me masat e kursimit.
”Çdo kilovat/orë i kursyer do të thotë kursim i buxhetit tonë dhe më shumë para për investime në projekte të reja energjetike dhe infrastrukturore që do të përmirësojnë furnizimin me energji elektrike në të ardhmen dhe do të përmirësojnë cilësinë e jetës. Koha e bollëkut të energjisë elektrike në Evropë ka përfunduar. Tani është koha e kursimit dhe kursejmë për të pasur energji elektrike.”, tha ai.
Ftoi ndërkohëj deputetët e të gjitha partive politike që nesër të bashkohen për interesin e qytetarëve, dhe para fillimit të seancës të miratohet Ligji që siguron mjete financiare nga BERZH, për trajtimin e krizës energjetike të RMV-së me një normë të jashtëzakonshme interesi, ndryshimet në Ligjin për Energjinë dhe Ligjin për Naftën dhe Derivatet e Naftës dhe miratimin e gjendjes së krizës.
“Nuk është koha për pikë politike, por kohë për arsye, solidaritet dhe shqetësim social. Ky është vetëm grupi i parë i vendimeve të Këshillit Ekonomik të Energjisë. Siç kemi premtuar, ne kujdesemi për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve të cilët do të mbështeten përmes një grupi të duhur masash shtesë që do të shpallen së shpejti.”, potencoi kryeministri.
I pyetur nga gazetarët, Kovaçevski tha se janë duke u negociuar me Serbinë për blerjen e gazit për funksionimin e termocentralit tonë të gazit dhe ekipet janë në proces negociatash. Serbia në fund duhet të thotë se cili është qëndrimi i saj për shkëmbimin e gazit me energji elektrike.
TVM2
