Uragani Ian mbërrin në Florida

29.09.2022 09:52

Uragani Ian ka mbërritur në gjirin e Floridas...

Uragani Ian ka mbërritur në gjirin e Floridas, me një forcë katastrofike, duke sjellë me vete erëra të forta, shira dhe stuhi, më të mëdhatë e më të fuqishme në vitet e fundit në Amerikë.

Cape Coral, në jug të Tampa Bay, është mes qyteteve që tashmë janë përmbytur. Duke u përplasur në Florida si një uragan i kategorisë së 4, me erëra deri në 240 km në orë, Ian shkatërroi bregdetin e Floridas, plazhet me rërë dhe ka përmbytur thuajse të gjitha qytetet bregdetare, me zonën që këtë mëngjes të shkatërruar dhe nën ujë.

Pas furisë së Ian, më shumë se 2.2 milionë banorë të Floridas kanë mbetur pa energji elektrike prej orësh. Guvernatori i Floridas, Ron De Santis, paralajmëroi banorët që të përgatiten për disa ditë vërtet të vështira, ndërsa i kërkoi që të izolohen ku të munden, larg ujit që ka dalë kudo në qytete. Mijëra shtëpi e biznese janë përmbytur tashmë, rrugët janë shkatërruar e jeta duket sikur është paralizuar.

Vetëm të premten, parashikohet që Uragani Ian të zhvendoset më në veri drejt Xhorxhias dhe Karolinës së Jugut, ku pritet vetëm të forcohet.