Spitali i Gostivarit, fatura e gushtit 451% më e lartë se vitin e kaluar
Spitali i Gostivarit “Ferid Murad”....

Spitali i Gostivarit “Ferid Murad” përmes një reagimi me shkrim është ankuar për fatura të larta të eneegjisë elektrike.
Sipas këti spitali faktura e muajit gusht 2021 krahasuar me fakturën e muajit gusht 2022 shënon rritje prej 451 %.
Duke e marë parasysh trendin e ritjes së çmimit të energjisë elektrike për kilovat orë të harxhuar, dhe duke parë se çmimi i energjisë elektrike shënon rritje drastike nga 3.70 denarë në 35.93 denarë apo rritje prej 32.23 denarë ose 871 %, ne si institucion filluam që ti ndërmarim të gjitha masat e nevojshme për kursimim e energjisë elektrike që sa do pak në muajt në vazhdim të ulim harxhimet e energjisë elektrike pasi që vërtetë janë të papërballueshme.
“Nga analizat financiare të cilat i kemi bërë, duke u bazuar në dokumentacione zyrtare dhe duke krahasuar fakturat e muajit gusht 2018/2019/2020/2021 dhe 2022 të pranuara nga ana e furnitorëve Fuente Dynamics dhe EVN group të cilët bëjnë furnizimin me energji elektrike për institucionin tonë i bie se si pasojë e rritjes së çmimit të energjisë elektrike faktura e muajit gusht 2021 krahasuar me fakturën e muajit gusht 2022 shënon ritje prej 451 %,” - thuhet në reagim.
