Xhaferi: Shumica parlamentare është stabile
Shumica parlamentare është stabile....

Shumica parlamentare është stabile dhe numëron 64 deputetë. Përkundër fërkimeve brendapartiake, Bashkimi Demokratik për Integrim ka vetëm një grup parlamentar dhe asnjë deputet i saj nuk ka ndryshuar statusin.
Xhaferi: Asnjë deputet i BDI-së s’ka ndryshuar status
Në takimin e regullt me gazetarë, kryeparlamentari Talat Xhaferi tha se deri tani nuk ka asnjë njoftim se ndonjë deputet i BDI-së ka ndryshuar statusin në deputet të pavarur.
“Është e drejta e secilit të deklarojë statusin e tij si deputet, dhe kjo është zgjedhje e lirë. Statusi zyrtar është deputetë të Bashkimit Demokratik për Integrim.”- tha Xhaferi.
Nuk deshi të komentojë zhvillimet në BDI, por theksoi se qëndron në anën e partisë.
Xhaferi: VMRO bojkoton koordinimet
Sa i përket funksionimit të Kuvendit dhe veprimit politik të opozitës së kryesuar nga VMRO DPMNE, Xhaferi tha se nuk ka komunikim me opozitën.
Koordinatori i grupit parlamentar i VMRO DPMNE-së nuk shkon në koordinimet e regullta, ndërkaq nuk realizohen as takime joformale pasi, siç tha, ato keqpërdoren.
Nisma e së Majtës për referendum ende nuk është dorëzuar në Kuvend, konfiroi Xhaferi.
Xhaferi: Vendimet për krizën energjetike, të premten
Ndërkaq, vendimet për vazhdimin e gjendjes së krizës energjetike dhe asaj për ngrohje do të vihen në seancë plenare gjatë ditës së premte dhe pritet të miratohen deri në mesnatë. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
