Maqedoni
Konferencë, lufta mbi korrupsionin teorik, shumë pak praktik
29.09.2022 15:03
Lufta e disa institucionve kundër korrupsionit përveç se në teori, në praktikë akoma nuk tregon....

Lufta e disa institucionve kundër korrupsionit përveç se në teori, në praktikë akoma nuk tregon rezultate të dukshme thonë nga Instituti për të drejta të njeriut. Sipas tyre qytetarët janë të pakënaqur dhe në përgjithsi mendojnë që ka shumë korrupsion në çdo segment të shoqërisë dhe se niveli i efikasitetit të luftës ndaj korrupsionit është në nivel të pakënaqshëm.
“Një numër i madh i institucioneve kanë bërë plane të tyre, të ashtuquajtura Stretegji për luftën ndaj korrupsionit, megjithatë, sërisht e them se ajo është në nivel të teorisë ndërsa në praktikë akoma nuk kemi rezultate. Ajo që paraqet problem më të madh është lufta ndaj korrupsionit në të nejtën kohë edhe praktika në drejtim të përgjegjësisë për ata që e kanë shkaktuar apo mbështetur.”, tha Margarita Caca Nikollovska nga instituti për të drejta të njeriut.
Ndërkohë, nga Komsioni për parandalimin e korrupsionit thonë se nga Kuvendi kanë marrë sinjale pozitive se Raporti do të miratohet në kohë më të shpejtë.
“Shpresoj që do të miratohet, vitin e kaluar na është premtuar se Kuvendi se nëse ndonjëri nga sektorët nuk i plotëson aktvitetet e parapara do të thërriten nga Komisonet mbikqyrëse para të cilëve, kompetentët do të japin llogaridhënie për shkaqet se pse nuk janë realizuar aktvitetet. Kjo ishte shpresëdhënëse por për fat të keq, as aktvitetet nuk kanë përfunduar, janë realizuar 20%, e as që dikush është thirrurr për llogaridhënie.”, tha Biljana Ivanovska, kryetare e komisonit për antikorrupsion.
Nga ekzekutivi vlerësojnë se procesi për luftën ndaj korrupsionit kërkon energji dhe punë graduale.
“Jamë e vetëdishme se për fat të keq pregresi i tillë nuk mundet të bëhet brenda natës. Këto janë politika dhe aktivitete të cilat që çdo ditë kërkojnë shumë mund dhe energji që të lëvizim në centimetra. Me rëndësi është qëllimi kryesor.”, tha Sllavica Grkovska, zëvendëskryetarja e Qeverisë e ngarkuar për Politikat e Qeverisjes së Mirë.
Qëllimi kryesor i projektit në fjalë, është monitorimi i zbatimit të Strategjisë Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit duke përmbushur masat e Qeverisë dhe nismat që janë pjesë përbërëse e planit në luftën kundër korrupsionit të titulluar “Aksioni 21”.
FLORIJE BELULI KAMBERI
