Maqedoni
Rritet numri i sëmundjeve kardiologjike nën 40 vjet, Sali: Kemi program për parandalimin e tyre
29.09.2022 15:14
Shqetësuese janë të dhënat që tregojnë se ka rritje të sëmundjeve të zemrës te popullata nën 40 vjet...

Shqetësuese janë të dhënat që tregojnë se ka rritje të sëmundjeve të zemrës te popullata nën 40 vjet. Këtë fakt e potencoi Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, gjatë shënimit të ditës ndërkombëtare të zemrës. Prevenimi i këtyre sëmundjeve është një ndër prioritetet e Ministrisë së Shëndetësisë u tha me këtë rast.
“Ministria e Shëndetësisë në baza vjetore për hir të prevenimit të sëmundjeve kardiovaskulare ka programë për parandalimin e sëmundjeve kardivaskulare me fokus të veçantë në parandalimin e faktorëve të rrezikut, njohjen me kohë të sëmundjeve, uljen e vdekshmërisë si dhe avansimin e trajtmit të cilsisisë së sëmundjeve kardivaskulare. Për kët vit programi është në vlerë prej 20 milion denarësh.”, tha Bekim Sali, ministër i shëndetësisë.
“Do të hapim sallë të re angiografike ku do të relaizohen procedura si elektrostimilimi. Në këtë klinikë relizohen 6 mij procedura intervenuese, ndërsa 12 mij pacientë kalojnë në trajtim intenziv, numri vjetor i kontrollve përfshin 30 mij pacientë dhe kjo flet për volumin e punës në këtë institucion.”, tha Zhan Zimbakov, drejtor i klinikës së kardiologjisë.
Në pyetjen se ka mungesë të kuadrit shëndetësor, sepse mjekët ikin jashtë vendit, pensionohen apo dalin në sektor privat dhe në kohë të krizës ekonomike a do të shfuqizohen drejtorët ekonomik, Ministri Bekim Sali Sali me përgjegigje se kjo nuk mundëson kursim në aspekt financiar.
“Edhe në të ardhmen edhe nëse ndryshon diçka nuk do të kishim kursime të mëdha në aspektin financiar, për aspektin funskional nuk mund të flasim për lëshime apo keqmenaxhiem në periudhë kur jemi në gjendje të jashtzakonshme duke filluar nga pandemia kriza energjetike dhe besoj se çdo drejtor ekonomik e jep maksimumin për gjendjen në të cilën gjindemi.”, tha Sali.
Klinikës së kardiologjisë me rastin e ditës ndërkombëtare të sëmundjeve të zemrës iu dhurua donacion në vlerë prej 570 mij dollarë nga Worl medical relif në SHBA.
FLUTURA LATIFI
