Vazhdimi i krizës energjetike, VMRO DPMNE: Mbështesni ligjin tonë për energjitikë
Edhe pse propozim vendimi për vazhdim të krizës energjetike....

Edhe pse propozim vendimi për vazhdim të krizës energjetike do të gjendej para deputetëve në seancën plenare në Kuvend, të premten, dhe paraprakisht kryeministri Kovaçevski ftoi partitë për një qëndrim të unifikuar për miratimin e tij dhe të ligjeve që lidhen me energjinë, pushteti dhe opozita kanë qëndrime të kundërta në lidhje me atë se si duhet të menaxhohen situatat e krizës.
VMRO-DPME kërkon që Kuvendi së pari të miraton ligjin e tyre për energjetikë, e pastaj të japin dritë të gjelbërt për huamarrjen nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
“Nëse LSDM, Qeveria dhe Kovaçevski me të vërtetë kujdesen për qytetarët, le të mbështesin ligjin tonë për energjetikë. Me atë do të tregojnë se po kujdesen për qytetarët dhe ekonominë. Në propozim ligjin tonë përskaj shkollave dhe objekteve shëndetsore, të përfshira janë edhe ndërmarrjet komunale dhe ato të ekonomizimit me ujërat. Me atë në mënyrë të drejtëpërdrejtë do tu lehtësojmë qytetarëve dhe ekonomisë që të mos vie deri në strenjtimin e shërbimeve të lidhura me furnizimin me ujë” – tha Koordinatori i Grupit Parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski.
E Majta: Vendimet e Qeverisë për krizën, janë gjysmake
Nga “E majta” vlerësojnë se vendimet e qeverisë për krizën energjetike janë gjysmake.
“Nëse dihet se 100% e energjisë elektrike për Furnizuesin Universal sigurohet nga EMV shtetërore dhe se marzhi i EVN Home është 11.5%, lind pyetja: Pse shkollat fillore dhe të mesme të shkojnë në tregun e rreguluar dhe të mos furnizohen nga shteti EMV.”, thonë nga e Majta.
LSDM: Sigurojmë furnizim stabil me energji
Pushteti nga ana tjetër vlerëson se vendimet që i solli këshilli ekonomiko-energjetik dhe i prezantoi kryeministri Kovaçevski, do të thotë se para ka dhe se do të plotësohen nevojat nga energjenset dhe energjia termike.
“Qytetarët, amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël fitojnë prokurim të vazhdueshëm dhe stabil të rrymës. Faturat e rrymës të qytetarëve do të subvencionohen me 80%. Subvencionimi me 80% të faturave të energjisë elektrike do të vazhdojë për mbi 600 mijë amvisëri” – u shpreh Nenad Kociç nga LSDM.
Edhe Kuvendi do të kursej energji elektrike. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i prezantoi masat për kursim në Kuvend. Rryma dhe sistemi qendror për ftohje janë çkyçur gjithkah përveç se në seancën plenare. (Ersan Pajaziti, TVM2)
