Maqedoni
ASH mbeti pa asnjë drejtori, dorëhiqet nënkryetarja e Shkupit, Bujare Abazi
29.09.2022 16:53
Nënkryetarja e Qytetit të Shkupit nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Bujare Abazi ka dhënë dorëheqje nga posti...

Nënkryetarja e Qytetit të Shkupit nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Bujare Abazi ka dhënë dorëheqje nga posti, pasi kryetarja e Qytetit të Shkupit Arsovska ka emëruar dy drejtorë kuadër i BDI–së në ndërmarrjen publike “Rrugët dhe Rrugicat”, dhe Parqet dhe Gjelbërimet. Sipas nënkryetares së Aleancës për Shqiptarët Bujare Abazi kjo është në kundërshtim me parimet dhe marrëveshjen e arritur në mes Danela Arsovska dhe ASH para fushatës zgjedhore të zgjedhjeve lokale.
“Ju e dini se ne kemi qëndruar prapa zonjës Arsovska para fushatës, dhe programi që ka qenë i përpiluar ka përmbajtur edhe pjesë nga programi jonë i cili ka qenë si premtim para qytettarëve, kjo nënkupton se pas marrjes së pushtetit respektivishtë pas fitores së Qytetit të Shkupit nga ana e Danela Arsovska atëher ato projekte duheshte të shtyhen. Me vendosjen e dy drejtorëve në dy ndërmarrjet publike nga parti tjetër, atë që sot e kemi në Qeveri, të cilët kanë dëshmuar për mënyrën se si veprojnë gjithë këto 20 vite, atëher me këtë ajo ka dërguar një porosi se Marrëveshja jonë është shkelur që ka qenë në fillim të fushatës. Ne nuk kemi asnjë drejtori, dhe nuk kemi asnjë pozit në Qytetin e Shkupit përveq asaj se unë do të mbetem si Këshilltare nga radhët e ASH.”, tha Bujare Abazi.
Qyteti i Shkupit: Abazi vuri interesin paratiak, para atij qytetar
Pas dorëheqjes së Abazit, ka reaguar Qyteti i Shkupit, ku sipas Kryetares aktuale Danella Arsovska, ajo ka të drejtë ti zgjedhë kuadrot partiake, por nuk do të ketë vend për partizime, dhe se Abazi ka vendosur interesat e partisë para atyre të qytetarëve.
“Hipokrizia më e madhe është kur del në televiuzion Kryetari i Komunës dhe thotë se të gjithë programin do ta mbështesim, dhe duam të punojë ndërmarrja, e tani ku është mbështetja. Mbështetja është vetëm kur i punësoni nga 100 apo 200 persona atëherë është mbështetja, ndërsa tash mbështetje nuk ka. Do të ketë departizim ka ndryshim të vogël domethënës, personat që Kryetari i Komunës i emëron, Kryetari i Komunës i zgjedh dhe ai jepë përgjegjësi, ndërsa këta që janë mbledhur nga shtabet partiake për këto duhet të kërkoni përgjgjësi nga kjo foltore nga ata që i kanë mbledhur.”, tha Danella Arsovska, kryetare e Qytetit të Shkupit.
VMRO – DPMNE Ia uron Arsovskës koalicionimin me BDI-në
Kurse Këshilltarja e VMRO-DPMNE-së në Qytetin e Shkupit Marija Andonovska ia uroj Arsovskës koalicionimin me BDI-në.
“Dua ta uroj publikisht koalicionin e ri në mes Kryetares së Qytetit Danella Arsovska dhe BDI-së. Jamë shumë e sigurtë se sikur kjo të ndodhte para zgjedhjeve, qytetarët nuk do të jepnin mbështetje. Nëse ju mendoni se kjo është e drejtë, urdhëroni këtu të jepni dorëheqje dhe dilni në zgjedhje me këto partner të koalicionit.”, tha Andonovska.
Rasti me tenderin për ndërtimin e stacionit për filtrimin e ujrave në lumin Vardar, ka dëmtuar marrëdhëniet mes Arsovskës dhe VMRO-DPMNE-së. Këto zhvillime kanë detyruar Arsovskën që të shkarkojë disa drejtor të ndërmarrjeve Publike, ndërsa në dy prej tyre ka emëruar Arsovska emëroi kuadro të BDI-së.
FITIM KRYEZIU
