Maqedoni
Kuvend, seancë e tensionuar për pyetje deputetësh
29.09.2022 17:20
Akuza të drejtëpërdrejta në seancën plenare për pyetje deputetësh për atë se kush është dezerter dhe piun...

Akuza të drejtëpërdrejta në seancën plenare për pyetje deputetësh për atë se kush është dezerter dhe piun, e kush është spiun dhe vjedhës. A keni paraqitur dokument tek organet kompetente që vërteton se jeni të paaftë përgjithmonë apo e keni falsifikuar për të shmangur shërbimin ushtarak në vitin 2001, pyeti Kovaçki nga VMRO-DPMNE, kryeministrin Kovaçevski.
“Ju ikët atëherë kur ishte më tepër e nevojshme. Gënjet se jeni i paaftë. Atë të gjithë shumë mirë e dijnë. Ju nuk jeni kryeministër, ju jeni marionetë. Ju jeni pion. Juve ju kanë sjellur në këtë pozicion ose për shkak të paaftësisë suaj të përjetshme apo përshkak të aftësisë tuaj për të gënjyer. Në të gjitha rastet me rrenacakë dhe njerëz të paaftë, Maqedonia nuk ka përparim. Për atë se kush është spiun koha do të tregojë. Mendoj se e gjithë opinioni e di se për kë punoni.”, tha Dragan Kovaçki nga VMRO-DPMNE.
Nga foltorja Kovaçevski ka sqaruar se në vitin 2000 me konstatim mjekësor dhe konfirmim nga komisioni i rekrutimit është konstatuar se nuk ka mundur të shërbejë në ushtri, për shkak të problemeve me barkun. Pastaj drejtoi akuza ndaj VMRO-DPMNE-së, ndërsa Kovaçkin e quajti si kodosh në ushtri, i cili ka nxjerrur dokumente sekrete.
“Kjo grupë këtu në opozitë dhe folësi paraprak si udhëheqës i tyre dhe nën urdhër të urdhëruesit të tij kohës fundit kanë problem shumë të madh. Për shkak se janë hajna, kriminel, jopunëtor dhunues dhe kodoshë.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Në seancën plenare u fol edhe për krizën energjetike. Bojan Stojanoski e pyeti shefin e qeverisë nëse planifikon t'i pranojë kontaktet e ofruara nga Mickoski për sigurimin e lëndëve të para për prodhimin e energjisë elektrike në objektet vendore, dy herë më lirë se sa mund të merret në bursën referente. Refuzimi do të thotë se ka diçka në prapaskenë dhe mbledhjen e komisioneve. Kovaçevski u përgjigj - shteti po ndërmerr hapa konkretë për t'u përballur me krizën. Në zyrën e tij, thotë ai, nuk kishte arkiv për ofertat.
“Ju refuzoni të pranoni lëndë të para me të cilat do të prodhohet energji elektrike dy herë më e lirë për ekonomin. A fshihet pas kësaj ndonjë marrëveshje apo biznes bonboni.”, tha Bojan Stefanovski nga VMRO-DPMNE.
“Secili që ka ofertë për ato energjense të cilat kërkohen, menjëherë mundet që atë ta dorëzojë aty ofertën, në qoftë se ajo përshtatet me kushtet.”, tha Kovaçevski.
Qeveria dhe opozita me qëndrime të kundërta për krizën energjetike. LSDM thotë se furnizimet me energji për dimrin e ardhshëm janë siguruar. Sipas VMRO-DPMNE-së, megjithatë, Qeveria po zbaton masa të pjesshme, pa efekt konkret për qytetarët dhe kompanitë.
BELINDA KOKA ADEMI
