Maqedoni
Të pakënaqurit në BDI takojnë Ali Ahmetin, nuk heqin dorë nga kërkesat dhe letra e firmosur
29.09.2022 17:41
Të pakënaqurit në Bashkimin Demoktarik për Integrim, kanë takuar në Reçicë kreun e integristëve, Ali Ahmeti...

Të pakënaqurit në Bashkimin Demoktarik për Integrim, kanë takuar në Reçicë kreun e integristëve, Ali Ahmeti. Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti kërkon nga prijësi i partisë që t’i shqyrtojë vërejtjet dhe pakënaqësitë e grupit, duke theksuar se nuk heqin dorë nga kërkesat dhe letra e nënshkruar.
“Sot këtu nuk jemi për marrëveshje, jemi për problemet e degës që realisht çdo degë i ka, edhe dega e Sarajit, pakënaqësitë e veta, të arriturat e veta dhe normalisht edhe pjesa tjetër. Informova edhe krejt strukturën e degës pse jam pjesë e nënshkrimit të asaj letrës. Ne kemi kushte të drejtuara te z. Ahmeti. Kemi shkresë publike që si i pari i pakontestueshëm prej nesh, ta informojmë me vërejtjet dhe pakënaqësitë tona. Jam edhe pjesë e BDI-së edhe e pjesës së nënshkruar publike.”, tha kryetari i Komunsës së Sarajit, Blerim Bexheti.
Deputeti Arben Ziberi takimin me Ahmetin e cilësoi konstruktiv dhe poztiv. Pret që pas këtij takimi, BDI të del edhe më e fuqishme nga çka është.
“U informua kryetari për aktivitetet e degës së Sarajit të secilit nga ne që ushtron funksion në kuadër të degës së Sarajit. mendoj se BDI si çdoherë edhe kësaj rradhe do të dal shum më e fuqishme dhe më e bashkuar. U diskutua edhe për letrën e nëshkruar rreth gjërave që janë në letër. Besoni të gjithë ishin shumë konstruktiv. Të gjithë ne këtu jemi si BDI.”, tha deputeti i BDI-së Arben Ziberi.
Menjëherë pas degës së Sarajit, në takim kanë ardhur edhe dega e Çairit, e kryesuar nga dyshja Mexhiti dhe Ganiu. Çairi kërkon nga Ahmeti ta mbajë autoritin në parti.
“Kryetari Ahmeti është kryetari jonë dhe ne kërkojmë nga ai të ushtron autoritetin e vet statutar për ta tejkalaur këtë situatë. Ne nuk pretendojmë se 100% kemi të drejtë, por duam ti ballafaqojmë argumentet dhe në bazë të konkluzave të zgjidhet… Mundet pa ne ndërsa pa Artanin ka funksionuar mirë BDI, fitore pas fitotre dhe ne duam ta kthejmë BDI-në si fitimtare në kampin shqiptarë.”, tha Izet Mexhiti.
Ahmeti: Do veproj, s’lejoj të shkatërohet BDI-ja
Pasi përfunduan takimet me degët, u prononcua kryetari i BDI-së Ali Ahmeti. Thotë se do të punojë në pajtimin e strukturave, sepse nuk don të lejojë të shkatërohet një thesar që doli nga shuëm sakrifica.
“Të drejtosh me një lëvizje 20 vjet, nuk është e lehtë. Ka marrëdhënie ndërnjerësore që nuk janë të mira, raportet nuk janë të mira, por jo si tërësi. Janë njerëz të caktuar po në tërësi BDI është thesar kombëtar i shqiptarëve të RMV-së dhe është unik nga Struga deri në Likovë... Unë nuk jam kryetar i BD-së që nuk menaxhoj, por në fund unë mbaj përgjegjësi për rrjedhën, njerëzit, funksionarët dhe zhvillimet. Do punoj dhe do të veproj.”, tha kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.
Ditë më parë, përmes një njoftimi me shkrim, të ashtuquajturit “grupi i zjarrit” në BDI, shprehu pakënaqësitë brenda partisë, ndërsa potencuan se gati për dy vite nuk ekzistojnë dhe nuk themelohen organet statutare partiake.
NERMI MULAKI FEJZULLAHU
