Botë

Rusët po e lëshojnë vendin nga obilizimi, zelinski: do ti kthejmë tokat tona

29.09.2022 18:29

Pas hapjes së gropës së parë në gaspërquesin, Bashkimi Europian është kërcënuar në çdo lloj përpjekje për të ndërprerë...

Pas hapjes së gropës së parë në gaspërquesin, Bashkimi Europian është kërcënuar në çdo lloj përpjekje për të ndërprerë dhe dëmtuar infrastrukturën energjetike. Seizmologët këtë javë kanë regjistruar eksploziv në detin baltik, ku sipas Brukselit dhe NATO-së janë sabotim mbi sistemin nga zonat ekskluzive ekonomike të Danimarkës dhe Suedisë.
 
“Kjo ishte e planifikuar kanë ndodhur eksplozime të mëdha, shikoni fotografitë e zjarit, këto janë serioze. Është e rëndësishe të përmendet se këto nuk janë në ujrat e Danimarkës, por në pjesën ndërkombëtare.”, tha ministri i mbrojtjes së Danimarkës Morten Badskov. 
 
Rusia ka hedhur poshtë për çfardolloj përzirje. Ky incident është temë e diskutimit edhe në Këshillin e Sigurisë të Kombeve të Bashkuara 
 
“Është e pritshme, por është cmenduri të jepen deklarata të tilla, dhe secili duhet të mendoj para se të deklaron një gjë të tillë, dhe duhet të presim që të pastohet situate.”, tha Zëdhënësi i Kremlinit Dimitrij Peskov.
 
Ndërsa kufiri në mes Gjeorgjisë dhe Rusisë vazhdonë të mbetët me prani të shumta të rusëve të cilët dëshirojnë ta lëshojnë vendin e tyre për shkak mobilizimit të përgjithshëm të cilën ka shpallur presidenti rus Vladimir Putin.
 
“Jemi duke e ngasë veturën tanimë tre ditë, dhe kemi kaluar përmes pes punkteve të kontrollit, ndërgjuam që disa edhe i kanë kapur, thjeshtë kishim fat.”, tha një qytetar rus.
 
“Po i shkruajnë dhe poi  ndryshojnë ligjet shumë shpejt, dhe dua të largohem, deri sa janë në fuqi ligjet aktuale, dhe e kemi këtë kohë.”, u shpreh një qytetar rus.
 
Edhe sot Ukraina ka paralajmëruar se shumë shpejtë do ta kthejnë nën pronësi të tyre teritoret e aneksuara nga ana e Rusisë përmes referendumeve. 
 
“Detyrimi jonë kryesorë është që ti kordinojmë aksionet tona me partnerët, dhe ti kudërpërgjigjemi këtyre referendumeve dhe kërcënieve të cilat po vinë nga ana e Rusisë, dhe ky vitë nuk është viti 2014.”, tha presidenti i Ukrainës Volodimir Zelinski.
 
Ndërsa Ukrainasit në mënyrë masovike po lëshojnë Zaporezhjen një nga pjesët ku është realizuar referendumi, ndërsa shumica e ukrainasve kanë deklaruar se kanë votuar nën presion, ndërsa xhinisë mashkullore nuk ju lejohet ta lëshojnë vendin. 
 
“Ushtarët po na pyesin se a kemi votuar, dhe ne ju përgjigjëm se po kemi votuar, ndërsa ato na thanë se duhet përsëri të votoni.”, u shpreh një qytetar ukrainas.
 
Gjithë kësaj situatë të rëndë po paraqet edhe lufta me dezinformatat dhe lajmet e reme, sidomos ato me rrjetet sociale.  
 
FITIM KRYEZIU