Botë

Pasojat e uraganit shkatërrues, zyrtarja më e lartë e Bidenit pritet të vizitojë Floridan

29.09.2022 19:01

Presidenti Joe Biden foli këtë mëngjes me Guvernatorin e Floridës...

Presidenti Joe Biden foli këtë mëngjes me Guvernatorin e Floridës, Ron DeSantis dhe premtoi për ndihmë të mëtejshme ndaj shkatërrimeve nga fatkeqësitë natyrore.
 
Biden deklaroi se po dërgonte administratoren e Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave (Fema), Deanne Criswell për të kontrolluar se ku nevojitet mbështetje shtesë.
 
Sipas BBC pritet që ajo të mbërrijë atje ditën e nesërme për të ndihmuar amerikanët në përballimin e nevojave pas fatkeqësisë.
 
Mijëra personel të menaxhimit të emergjencave janë tashmë në terren në Florida dhe Criswell, duke ndihmuar mijëra njerëz kryesisht në zonat e mbuluara nga uji./Top Channel