Uragani “IAN” shkakton dëme të mëdha
30.09.2022 11:50
Autoritetet në Florida kanë nisur një proces....

Autoritetet në Florida kanë nisur një proces të gjerë të kërkim-shpëtimit, pas dëmeve të mëdha që ka shkaktuar Uragani Ian.
Të paktën 10 njerëz kanë vdekur në këtë shtet amerikan, mirëpo zyrtarët frikësohen se numri i viktimave mund të rritet ndjeshëm.
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka paralajmëruar se uragani,që tani është në kategorinë e parë, mund të jetë më shkatërruesi në historinë e Floridas, “me një numër të konsiderueshëm të jetëve të humbura”.
Ian aktualisht është duke lëvizur drejt Karolinës së Veriut dhe asaj të Jugut. Si pasojë e stuhisë së fuqishme, më shumë se 2.2 milionë njerëz vazhdojnë të mos kenë rrymë në Florida.
