Rusia do të aneksojë pjesë të Ukrainës

30.09.2022 12:14

Kremlini njoftoi se do t'i aneksojë formalisht....

Kremlini njoftoi se do t'i aneksojë formalisht katër rajone të Ukrainës, ku së voni u mbajtën të ashtuquajturat referendume për bashkim me Rusinë.

Zëdhënësi Dmitry Peskov tha se ceremonia e nënshkrimit do të mbahet të premten.

Në kete ceremoni do të marrin pjesë presidenti rus, Vladimir Putin, dhe udhëheqësit e instaluar nga Moska të katër rajoneve ukrainase: Luhansk, Donjeck, Herson dhe Zaporizhja. Zyrtarët pro-rusë të këtyre rajoneve thanë se votuesit e kanë mbështetur me shumicë votash bashkimin me Rusinë.

Por, referendumet e ashtuquajtura u hodhën poshtë nga Ukraina, qeveritë perëndimore dhe Kombet e Bashkuara, duke thënë se ato janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.