Gjermani, inflacion më i lartë prej 70 vitesh

30.09.2022 12:32

Inflacioni në Gjermani ka arritur nivelin më të lartë...

Inflacioni në Gjermani ka arritur nivelin më të lartë që prej 70 vjetësh. Nxitur nga çmimet e energjisë dhe ushqimeve për konsumatorët rritja e çmimeve në shtator kundrejt të njëjtit muaj një vit më parë ishte 10,0 përqind, vuri në dukje Enti Federal i Statistikave.

Në gusht rritja ishte 7,9 përqind. Ekonomistët edhe në muajt e ardhshëm llogarisin me kuota rritjeje.

Kuota inflacioni si aktualisht nuk ka pasur asnjëherë në Gjermaninë e ribashkuar.

Kancelari gjerman Shulc ka paralajmeruar nje pako ndihmash per qytetaret që me leht ta ndjejne rritjen e çmimeve .