Francë, protesta masive kundër rritjes së çmimeve
Në disa qytete të Francës....

Në disa qytete të Francës është protestuar kundër çmimeve në rritje dhe reformës së pensioneve të planifikuar nga presidenti Emmanuel Macron.
Për aksionet e protetës kishin bërë thirrje sindikatat.Aksionet e protestave të zhvilluara në mbarë vendin në Francë kishin në fokus shërbimin urban dhe shkollat.
Mbi 200 kolona demonstruesish u mobilizuan në mbarë vendin.20 deri në 30 përqind e personelit të shkollave iu bashkuan protestave, sipas të dhënave të sindikatave.
Në demonstratën në Marsejë mori pjesë edhe ish-kandidati për president populisti i majtë Jean-Luc Mélenchon.
Më shumë potencial shpërthyes se thirrjet për rritjen e pagave ka reforma e planifikuar e pensioneve - qeveria do ta rrisë moshën e daljes në pension nga 62 aktualisht në 64 ose 65 vjeç.
