Bruksel, masa për përballjen me krizën energjetike
Kriza energjetike ka mbledhur Ministrat e Financave....

Kriza energjetike ka mbledhur Ministrat e Financave, Industrisë dhe Energjisë në Bashkimin Evropian. Para tyre është vendimi për tri masat për kufizimin e rritjes së çmimit të energjenseve, me qëllim që të ndihmohen qytetarët dhe kompaninë për të përballuar krizën energjetike.
“Qytetarët tanë dhe bizneset presin propozimin e BE-së për t'u përballur me çmimet ekstremisht të larta të energjenseve. Bizneset e vogla dhe të mesme që e përbëjnë pjesën më të madhe të ekonomisë evropiane kërkojnë nga ne dhe sot do ta bëjmë. Duhet të vendoset për tri masa të ndryshme: disa të kërkesave për zvogëlimin e kërkesës për energji, kufizimin e fitimit për kompanitë energjetike nga derivatet e lira dhe kontribut solidarë nga prodhuesit me lëndë fosile” – tha Xhozef Sikela, Ministër i Industrisë dhe Tregtisë i Çekisë.
“Pas tri javësh jemi përsësi në Bruksel për të biseduar për masat si ta kalojmë këtë krizë energjetike. Tema kryesore do të jetë kufizimi i çmimit të gazit. Kroacia mbështet plotësisht kufizimin e çmimit të gazit, pa marr parasyshë se prej nga vjen” – deklaroi Ministri i Ekonomisë i Kroacisë, Davor Filipoviç.
Rritja e çmimeve të energjisë, ushqimit dhe sektorin industrial, thuhet se ka ndikuar në rritjen e inflacionit në Eurozonë. Agjencia e Bashkimit Evropian për Statistika – Eurostat, ka njoftuar se Inflacioni në Eurozonë ka arritur në 10 për qind në muajin shtator, që paraqet shifrën më të lartë prej daljes së euros në treg.
Sipas saj, inflacioni këtë muaj është rritur për dallim nga 9.1 për qind sa ka qenë në gusht. (Gyltene Sinani, TVM2)
