Greqia mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën
30.09.2022 14:20
“Greqia ka qenë dhe është në mbështetje të liberalizimit të vizave”....

“Greqia ka qenë dhe është në mbështetje të liberalizimit të vizave”.
Kështu ka thënë zyra greke në Prishtinë, të enjten.
Këtë zyre e drejton Heleni Vakali e cila ka deklaruar se vazhdimisht Athina ka dhënë përkrahje për këtë proces.
“Greqia ka qenë vazhdimisht një mbështetëse e fortë dhe e vendosur e liberalizimit të vizave për kosovarët”, thuhet në njoftim.
Greqia është një nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian (BE) që nuk e kanë njohur Kosovën.
Por Kosova dhe Greqia kanë bashkëpunim të lartë në fushën e tregtisë.
