Maqedoni
"Non pasaran" dhe "Stop vjedhjeve": Të mbikqygjyren gjykatësit dhe përmbaruesit
30.09.2022 14:41
Shoqatat qytetare “Stop për vjedhjet” dhe “No pasaran” kërkojnë ndërprerjen e vjeljeve dhe marrjen e masave të menjëhershme...

Shoqatat qytetare “Stop për vjedhjet” dhe “No pasaran” kërkojnë ndërprerjen e vjeljeve dhe marrjen e masave të menjëhershme për ndalimin e pagesave artificiale dhe të fryra të borxheve të qytetarëve në kohë të krizës energjetike. Ata kërkojnë nga Ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançevski që të marrë masa sa i përket kërkesave të tyre për mbikqyrjen e punës së përmbaruesve dhe gjykatësve që sipas tyre janë të përfshirë në vepra kriminele dhe korruptive.
“Më e rëndësishmja e iniciativës tonë është që të ngrihen përmbarimet në këtë periudhë përderi sa zgjat kriza energjetike, kjo është intervente, pasi që tani këto faktura për rrymën tani do të jenë shumë të larta. Ndalja e rrogave 1 /5, apo 1/3, bllokimi i llogarive bankare, e gjith kjo është ngarkesë shumë e madhe për qytetarët. Kjo është kërkesa Origjinale e iniciativës që i është dorëzuar ministrit Tupançevski, para katër muajve dhe akoma nuk ka as një përgjigje. Kjo iniciativë i përmban të gjitha ato kërkesa kyqe për mbikqyrje të rregullt dhe të jashtëzakonshëm e përmbaruesve. Janë bërë vepra penale. Kemi tentime për vetvrasje të një qytetarës tonë, për shkak të përmbarimit jo të drejtë.”, tha Ana Gligorova nga OJQ “Stop për vjedhjet”.
“Para 4-5 muajve kishim takim me Tupançevskin, dhe u dakorduam që të veprojë mbi lëndët që ia dhamë. I dhamë dëshmi për krime,lista për gjykatës të koruptuar dhe privatizuar, lista të noterëve dhe dëshmi krimi në sferën e përmbarimit. Tupançevski duheshte ti shyrtojë dhe të kërkojë takime të reja pune që të marrim masa konkrete ndaj kësaj. Megjithatë ai absolutisht na injoron.”, tha Marjan Nenov nga OJQ “No pasaran”.
Shoqatat janë të bashkuara në, siç thonë ata, “një luftë për drejtësi, një luftë kundër rrjetit mafioz të kreditorëve, gjyqtarëve, firmave të mbledhjes së borxheve, ekzekutorëve dhe një sërë nëpunësish të korruptuar civilë”.
FLORIJE BELULI KAMBERI
