Në Komunën e Sarajit hapet qendra për Punë Sociale
Në komunën e Sarajit u hap Qendra për Punë Sociale.....

Në komunën e Sarajit u hap Qendra për Punë Sociale. Kjo qendrë banorëve të kategorive sociale të kësaj komune u mundëson të kenë qasje më të lehtë për ti kryer shërbimet e tyre.
“Sporteli është hapur me të vetmin qëllim që radhët e gjata që janë në komunën e Karposhit, bëhen nga qytetarët që janë nga komuna e Sarajit sepse nuk ka kapacitete të mjaftueshme që një qendër për punë sociale ti bart me vete 5 apo 6 komuna dhe komunën e Sarajit që është e madhe d.m.th banorët e komunës së Sarajit do të kenë qasje në të gjitha shërbimet që i japim e asistencën sociale, shtesat fëmijërore, shtesat për fëmijët në arsim, shtesa për përkujdesje të personit tjetër, etj” – tha Drejtori i Qendrës Sociale, Liridon Baftiu.
“Me këtë po dëshmohet që Saraji çdo ditë ka nevojë për institucion këtu në Saraj, ka nevojë për zhvillim të mëtutjeshëm dhe besoj se me një punë ekipore bashkërisht të gjitha institucionet do tia dalim siç është rasti i sotshëm. Sado që mund të duket simbolik për qyetarët që janë shfrytëzues të këtyre shërbimeve, me siguri që është shumë e rëndësishme, jo vetëm nga afërsia, por edhe nga komunikimi më i shpeshtë, transporti, etj” – u shpreh Kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti.
Qytetërët e komunës së Sarajit mirëpresin hapjen e kësaj qendre sociale.
“Ne në komunën e Sarajit nuk kemi dhe për të ardhur për diçka duhet të shkojmë deri ën Shkup, dhe normasl këtu e kemi më afër dhe i kryejmë punët më shpejtë” – tha një qytetarë i Sarajit.
Sporteli do të punoj çdo ditë pune prej ora 09 deri ora14, njoftoi drejtori Qendrës për Punë Sociale në Shkup, Liridon Baftiu. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
